‘Syri bën gabim që pranon reklama nga Bana King’, Berisha kritikon televizionin e tij: Nuk duhet pranuar!

Politikë

Publikuar: 18/11/2022

‘Syri bën gabim që pranon reklama nga Bana King’, Berisha kritikon televizionin e tij: Nuk duhet pranuar!

Sali Berisha mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u pyet nga moderatori lidhur me kompaninë ‘Bana King’ i cila po hetohet për transport kokaine.

Rakipi i solli edhe një shembul se si televizioni ‘Syri’ i cili është pranë PD, reklamën e kësaj kompanie e vendoste edhe kur ishte Berisha i ftuar.

Kreu i PD, kritikoi televizionin ‘Syri’ duke thënë se bën shumë gabim që pranon reklama nga një kompani e cila është kapur me kokainë.

Pjesë nga biseda

Pyetja: Një televizion që është afër jush edhe kur keni qenë ju në emision reklama e kompanisë ‘Bana King’ është vendosur poshtë jush. E kanë vendosur për hall të marrin noj lekë, dhe ti nuk flet dot?

Berisha: Syri bën shumë gabim që pranon reklama nga kjo kompani që është e akuzuar dhe identifikuar  për trafik kokaine. Qëndrimi im i prerë është se kjo nuk duhet pranuar dhe ata bëjnë shumë gabim.