Banorët e Divjakës sërish në protestë, kërkojnë heqjen e traut me pagesë

Politikë

Publikuar: 18/11/2022

Banorët e Divjakës sërish në protestë, kërkojnë heqjen e traut me pagesë

Banorët e Divjakës kanë vazhduar dhe sot protestën e tyre, për të dytën ditë radhazi, për heqjen e traut me pagesë në hyrje të Parkut Kombëtar Karavastasë. Dje, ata janë përplasur me policinë dhe larguan forcërisht kabinën e pagesës.

Këtë të premte, ata kanë nisur marshim nga qendra e qytetit, të mbështetur dhe nga drejtues lokalë të Degës së PD atje dhe deputetët lushnjarë.

Përplasja e djeshme me efektivët e Policisë së Lushnjës dhe dhënia zë kësaj kauze, ka bërë që sot në këtë ditë të dytë numri i banorëve që kanë dalë në protestë është më i lartë. Sipas tyre, vendosja e pagesës është e padrejtë dhe do rëndojë më tepër xhepat e tyre.

Trau po ashtu vendoset në të vetmen rrugë nacionale të zonës, në administrim të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Kjo është dhe një ndër arsyet përse banorët protestojnë, sepse kjo rrugë është po ashtu e vetmja që të jo është dhe një ndër arsyet përse banorët protestojnë, sepse kjo rrugë është po ashtu e vetmja që të çon edhe drejt plazhit.

Ministria e Turizmit ka deklaruar dje se pagesa prej 50 lekësh do të aplikohet vetëm për turistët këmbësorë, kurse për mjetet do të jetë 150 lekë. Mirëpo, banorët thonë se rruga nuk bën me pagesë vetëm hyrjen në park, por edhe në plazh ndryshe nga sa deklaron Ministria.