Shoqërohet në Polici, Rexhep Rraja, ish- i dashuri i Xhisiela Malokut, si e digjte me cigare Xhisielën në hotel

Aktualitet

Publikuar: 15/11/2022

Shoqërohet në Polici, Rexhep Rraja, ish- i dashuri i Xhisiela Malokut, si e digjte me cigare Xhisielën në hotel

Policia e Shtetit po kryen kontrolle për makinat e blinduara në Tiranë, konkretisht në zonën e Kodër-Kashar. Në kuadër të këtij kontrolli është shoqëruar Ramazan Rraja dhe Rexhep Rraja, nipi dhe djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rrajës. Deri tani janë bllokuar tre automjete për të cilat po kryhen verfikime.

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja u bë i njohur për publikun pasi ish e dashura e tij Xhisiela Maloku e denoncoi për dhunë dhe presion.

Në dëshminë e saj Xhisiela tregon se është njohur me djalin e deputetit në vitin 2012, dhe ka qenë e lidhur me të deri në vitin 2017. Ajo rrëfen se konfliktet me ish të dashurin e saj, djalin e deputetit të PS, i kanë ardhur pas ndarjes.

Ajo tregon se 19.07.2018 është takuar me Rexhep Rrajën, dhe pas një debati me tone të ashpra në makinën e tij, nën kërcënimin e armës e ka dërguar në një hotel. Në dhomë ajo tregon se është dhunuar nga djali i ish deputetit të PS, është djegur me cigare në këmbë prej tij dhe është goditur në kokë më qytën e pistoletës. Si pasojë e dhunës së ushtruar vajza thotë se ka humbur ndjenjat dhe nuk kujton më gjë.