Në dy televizionet kombëtare Top Channel e Klan, prej disa javësh është duke u zhvilluar njëkohësisht një spektakël kërcimi.
Por, më shumë se kërcim, ato janë kthyer në shfaqje erotike, sidomos në Top Channel, i cili është kthyer si Channel X, kanali i njohur për filma eorikë dhe pornografi.
Disa ditë më parë idhte modelja Sara Berisha, e cila gjatë kërcimit tregoi pjesë intime, me sa duket sipas një skenari.
Mbrëmjen e djeshme ka qenë moderatorja Megi Pojani, e cila ka dhënë një shfaqje erotike, e denjë për filmat për të rritur.
Ajo u shfaq me një gjarpër dhe vetëm me të brendshme, ndërsa e mbylli performancën duke i vendosur takën në kokë balerinit dhe duke i derdhur alkool në fytyrë, skena erotike këto që nuk lënë vend për imagjinatën.
Dhe për më tepër në një television kombëtar e në një orar të papërshtatshëm, pasi është parë nga të gjitha moshat.
Në Top Channel janë mbledhur konkubina që frekuentojnë bosët e drogës në Dubai, prostituta, zhigolo etj., për të tërhequr audiencë përmes banalitetit dhe seksit.
Emisioni Për’Puthen përmban skena të ngjashme me skenat e filmave porno.
Për të rritur shikueshmërinë, në programin mashtrues gjoja për dashurinë, kanë nisur të fusin prostituta, pasi as rikthimi i Ana Lleshit, e cila u dërgonte në mesnatë ‘ilaçe’ çunave në banesat e tyre, nuk bëri dërmat.
Në emisionin e vitit të kaluar, pjesë e programit u bë një vajzë e re, Laureta Zyba, e cila ishte arrestuar dhe skeduar si pjesë e botës së prostitucionit dhe krimit të organizuar.
Ajo është dyshuar gjithashtu për prostitucion, duke bashkëpunuar me grupe kriminale të Malit të Zi.
Laureta Zyba punonte si striptiste në klubet e natës në Prishtinë e cila ishte arrestuar për vepra të rënda penale.
Nuk ka ndonjë gjë të keqe që një televizion të kthehet në hapsirë erotizimi. Por, të licencihet për këtë aktivitet dhe të merren masa e duhura që të aksesohet vetëm nga të rriturit, për ata që kanë dëshirë.