Është pronar real apo maskë e Sadri Abazit, kjo nuk ka shumë rëndësi, por ky është Arbër Abazi, njeriu që ka marrë rreth 80 milionë euro nga paratë publike, përmes tendera klientelistë dhe korruptivë.
Arbër Abazi është simboli i përdorimit të pushtetit për pasurimin deputetëve të pushtetit dhe familjarëve të tyre me paratë publike, por edhe të një rrethi drejtorësh, ministrash dhe ish ministrash, deputetëve sekserë etj.
Me ndërhyrjen e Sadriut deputet deri në shtator 2021 dhe kohët e fundit të një deputeti tjetër, Arbër Abazi, gjatë 7 viteve të fundit, ka arritur të kalojë mbi 80 milionë euro nga arka e shtetit shqiptar në llogaritë e kompanive ALKO-IMPEX General Construcion dhe ALKO IMPEX CONSTRUCTION (Ish KLEDOR ALBANIA-09).
Faktet tregojnë se nga 100 tendera që ka marrë vitet e fundit, në asnjë rast nuk ka pasur garë reale, por vetëm farsë dhe paracaktim me pazar në tavolinë disa javë apo muaj shpalljes së tenderit.
Në shumicën e rasteve, ofertat fituese janë sa fondet limit, dhe mbi fondin limit nëse llogarisim edhe TVSH.
Për shembull, për tenderat e pastrimit dhe të mirëmbajtjes së rrugëve, ku fitimi shkon deri në 70 %, kompanitë e Arbër Abazit janë paracaktuar fituese disa muaj para shpalljes së tenderave.
Abazi futet në 10 përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike. Por, duke pasur Sadriun deputet gjatë 8 viteve të para të pushtetit aktual, si dhe lidhje të forta me një deputet dhe drejtor, pjesa nga paratë e vjedhura nuk shkon si zakonisht me çantë tek shoferët e drejtorit, kryebashkiakut apo ministrit që jep tenderit, por ndahet në një mënyrë tjetër në nivele të larta pushteti, në 2-3 duar, si dhe një pjesë hidhet në zgjedhje.
Sot nuk po ndalemi tek aferat flagrante dhe konrete të kanalizimit të parave publike në llogaritë e Arbër Abazit, i cili mashtron edhe me zbatimin e kontratave publike për të cilat merr paratë. Rastet janë denoncuar masivisht dhe sistematikisht nga mediat.
Prapaskena ka të dhëna të detajuara që konfirmojnë se Arbër Abazi është shef i një rrjeti sekserësh tenderash, si dhe ka nën komandë të plotë ‘xhuxhin’ tenderave, Jonaid Myzyrin, drejtor i Komisionit të Prokurimeve Publike.
Madje, Jonaid Myzyri është produkt i lobimit të tij, pasi Myzyri ka qenë punonjës në kompanitë e Abazit. Në mënyrë korruptive dhe në konflikt interesi, xhuxhi ka shqyrtuar çështje, duke vendosur në fafor të kompanive të ish pronarit të tij.
Kur në një rast, Belinda Balluku, tentoi ta nxirrte jashtë loje Arbër Abazin nga një tender me vlerë rreth 2 milionë euro të ARrSH, ndërhyri Sadriu deputet.
Në konflikt flagrant interesi dhe në mënyrë të paligjshme, Sadriu, duke qenë deputet, në vitin 2020, i shkruan Ramës, duke i kërkuar që tenderi t’i jepej nipit të tij. Provë më flagrante për SPAK nuk mund të ketë. Vijon..
E-maili i plotë i Sadriut drejtuar Ramës
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zhvilluar procedurat e tenderit me objekt :
Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Verior“ (e ndare ne 14 Lote) me fond limit 2.172.497.806 leke pa tvsh ( te reja) –data e hapjes ofertave per fazën e pare date 05/08/2020
Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Qëndror“ (e ndare ne 10 Lote) me fond limit 2.160.710.894 leke pa tvsh ( te reja) – data e hapjes ofertave per fazen e pare date 07/08/2020
Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Jugor“ (e ndare ne 13 Lote) me fond limit 2.008.497.824 leke pa TVSh ( te reja) – data e hapjes ofertave për fazën e pare date 05/08/2020
Lloji – marrëveshje kuadër, afati 48 muaj (4 vjet)
për here te pare këto procedura tenderi u zhvilluan ne dy faza.
Në fazën e pare paraqitej i gjithë dokumentacioni ligjor, ekonomik, financiar dhe teknik, përveç ofertës financiare.
Ne fazën e dyte, vlerësimi do te behej nëpërmjet një mekanizmi jo transparent dhe abuziv :
Kriteret e Vlerësimit Pikët
(i) Çmimi më i ulët [0-60]
Operatori ekonomik duhet të përshkruajë ofertën.
(ii) Përvoja ne pune e kompanisë [0-20]
Operatori ekonomik duhet të përshkruajë punët e realizuar ne forme CV, shoqëruar me
vërtetim punimesh, te kryera ne 10 viteve te fundit.
(iii) Cilësia [0 – 20]
Treguesit dhe analiza cilësore në punë duke përcaktuar elementet e saj si për shembull por pa u limituar në cilësinë e propozimit teknik për sa i përket metodave të përdorura, personelit kryesor, disponueshmërisë së pajisjeve kryesore, organizimi i sitit, siguria, sigurimit të cilësisë, planit të mobilizimit, grafikut të punimeve dhe çdo aktiviteti tjetër siç mund të përcaktohet nga punëdhënësi.
Pra sipas këtij modeli vlerësimi, operatori ekonomik mbasi është kualifikuar ne fazën e pare me gjithë dokumentacionin ligjor, ekonomik, financiar dhe teknik , edhe n.q.s. ka çmimin me te lire, ai mund te paralizohet ne vlerësimin e autoritetit kontraktor te dy kriteret e tjera.
Kriteret ishin vendosur te tilla qe operatoret ekonomik nuk mund te ofertonin tek te gjitha lotet, madje mund te merrje pjese maksimumi ne dy lote si bashkim operatoresh ekonomik, sepse s`kualifikohej. Në kriteret për kualifikim përcaktohej :
Shënim 1: Operatori ekonomik ofertues në më shumë se një Lot, duhet të ketë kapacitetet ekonomike – financiare (nënpika 2.2.1 e seksionit 2.2, të kritereve të veçanta për kualifikim) si dhe kapacitetet teknike, nënpika 2.3.1, 2.3.2, 2.3.3.,2.3.4 dhe 2.3.10 të kritereve të veçanta për kualifikim), sa shuma e loteve për të cilat ka ofertuar, të marra së bashku. Në këtë rast, operatori ekonomik ofertues në më shumë se një Lot, duhet të paraqesë një deklaratë ku të listohen dokumentet e paraqitura në përmbushje të kritereve kumulative për Lotin konkret.
Në rast se dokumentacioni i deklaruar dhe i dorëzuar në përmbushje të kritereve kumulative nuk plotësohet per kapacitetet ekonomike – financiare dhe kapacitetet teknike për të gjitha Lotet ku operatori ekonomik ka ofertuar, do të s’kualifikohet nga të gjitha Lotet ku ka ofertuar
Shemin 2: Dokumentacioni i paraqitur duhet te jete qartësisht i lexueshëm
Vetëm bashkimi operatoreve ekonomik “Alko Impex General Construction dshh & Alko Impex Construction shpk” ka marr pjese ne shumicën e këtyre procedurave, pa u s’kualifikua. Ne te gjitha lotet qe ka marr pjese është kualifikuar. Dhe ne fazën e dyte ka ofertuar me vlerën me te larte financiare dhe në disa raste ka hyre si “mbushës” . autoriteti kontraktor ARRSH e ka klasifikuar në vend te pare me pike në te paktën 6 lote, dhe vetëm për njërin lot ka lidhur kontrate :
Loti VI : “Mirëmbajtje me performancë Shirgjan – Kaçivel – Drizë, Mjekës – Uzinë, Elbasan – Gjinar, Gramsh – Kodovjat – Mollë Grabovë, Drizë – Poroçan “, REF-65715-07- 16-2020 . Vlera: 301.101.555 Leke (referuar buletinit te Agjencise Prokurimit Publik)
Dhe po vonon qëllimisht shpalljen fitues ne lotet e tjera te këtij operatori, në mënyre qe te kaloje afati i ankesave te operatoreve te tjerë ekonomik qe janë para kualifikuar në fazën e pare.
Është e çuditshme se si te gjithë operatoret e tjerë ekonomik me zor janë kualifikuar dhe kane fituar një kontrate, ndërsa “Alko Impex General Construction dshh & Alko Impex Construction shpk” ka fituar në shume-fishin e gjithë shoqërive te tjera, megjithëse ka patar ofertën me shtrenjte financiare.
Dhe abuzimi i ARRSH qëndron në faktin se në kriterin (i) Çmimi më i ulët vendos piket me diferenca te vogla midis shoqërive pjesëmarrëse, kurse në dy kriteret e tjera te vlerësimit (ii) Përvoja ne pune e kompanisë dhe (iii) Cilësia vendos piket maksimale për Alko Impex General Construction dhe piket minimale për ofertuesit e tjerë , duke i sjell dëm ekonomik shtetit prej qindra milion leke..
Dhe tani ne ketë moment janë duke e kualifikuar dhe shpallur fitues ne disa Lote, si p.sh. ;
Rajoni Verior Loti XIII: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga “Peshkopi (K/Rr.Tomin)- Ura e Muhurit, Ura e Muhurit – Draj Reç (Kufi me Kukësin) , Peshkopi- Ushtelence” (53 km), me fond limit të marveshjes kuadër 112.667.173 (njëqind e dymbëdhjetë milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtate mije e njëqind e shtatëdhjetë tre) lekë pa TVSh
Rajoni Qendror Loti 4 : “Mirëmbajtje me performancë K/Sauk – Sanatorium, Sauk – Km 29 – rot. re Shijon – Ura e Zaranikës, Km22 – Qytezë Krrabë – Objekti X, Rotondo Sauk – Sauk i Vjetër, Ura e Farkës – Baldushk – Mustafa Koçaj, Vaqarr – Vishaj “, me fond limit 263.424.859 lekë pa tvsh
Akoma me abuziv është fakti qe këto procedura prokurimi janë parashikuar për te lidhur kontrata 4-vjecare, dhe shoqëritë qe S`KUALIFIKOHEN në ketë moment, mbas 4 vjetësh nuk mund te marrin pjese në asnjë procedure me objekt mirëmbajtje rrugore, pasi kriteri i vendosur ne ligjin nr.9643 “Për Prokurimit Publik” është eksperienca e ngjashme vetëm 3 vitet e fundit.
Pra te gjithë operatoret e tjerë ekonomik nuk mund te marrin më pjese ne procedurat me ketë objekt shërbimi. ARRSH me ketë veprim po monopolizon këto tendera ne duart e pak shoqërive.
Me dashuri
Sadri Abazi
Mund të lexoni