Ndryshon mendje nënkomisarja hot me gjarpër: Nuk jam e virgjër (një ditë po, një ditë jo)

Dosje rozë

Publikuar: 11/11/2022

Ndryshon mendje nënkomisarja hot me gjarpër: Nuk jam e virgjër (një ditë po, një ditë jo)

Ditën e djeshme u publikua lajmi se nënkomisarja Anisa Kostani është e virgjër por me anë të një story tjetër në instagram ajo e ka mohuar. Kostani ka shkruar se ka bërë ironi dhe sarkazëm, atë story ka futur në ‘kurth’ portalet duke shkruar lajmin se nënkomisarja e Elbasanit është e virgjër.

Nënkomisaren Anisa Kostani e kishin pyetur ndjekësit e saj: “A je e virgjër?”. Përgjigja ka qenë ajo që ka marrë më shumë vëmendje. “Sigurisht që po! Si mund ta çoni në mend njëherë, duke ditur që unë jam e pamartuar!”, shkruan Anisa Kostani.

Kujtojmë se emri i nënkomisares Anisa Kostani u bë i njohur pasi u pezullua nga detyra dy muaj më parë pasi fyeu gazetarët, që sipas saj janë të degjeneruar.

Masa e pezullimit u mor nga vetë ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano pas disa shkrimeve që oficerja e policisë kishte bërë në rrjetin social Instagram ku quan gazetarët të degjeneruar madje në një farë mënyrë i ka kërcënuar mediat duke i thënë “do përfundoni nën rrota”.

Por një muaj më parë Kostani u ritkhye sërish në detyrën qe ajo ka mbajtur para se ndaj saj të merrej masa e pezullimit.

Çfarë është ironia dhe sarkazma

Ironia dhe sarkazma nuk janë e njëjta gjë, ironi konsiston në nënkuptimin e të kundërtës së asaj që thuhet, ose një situatë në të cilën diçka është në mënyrë paradoksale në kundërshtim me atë që pritet. Ironitë do të ishte të deklaronit se është një ditë e bukur kur një stuhi është hapur, ose fakti që stacioni i policisë është grabitur.

Sarkazma është një tallje e ashpër, e ashpër, ofenduese. Në këtë kuptim, sarkazma është një lloj ironie, me ironi që është një reagim më i moderuar sesa sarkazma, pasi nuk synon të tallet ose ofendojë. Një sarkazëm do të ishte, për shembull: “Unë ndihem kaq i vetmuar tani sa nuk më intereson të të takoj”./VoxNews