Bosi i spitalit Salus: Skanerit tonë nuk i shpëton gjë, kokaina është futur më pas. Trifon Murataj: Ma kanë futur që në Ekuador

Krim & Korrupsion

Publikuar: 05/11/2022

Bosi i spitalit Salus: Skanerit tonë nuk i shpëton gjë, kokaina është futur më pas. Trifon Murataj: Ma kanë futur që në Ekuador

Pas kapjes së ngarkesës së radhës me kokainë në konteinerin e Bana King të Trifon Muratajt, ka ardhur një reagim nga kompania S2 ALBANIA, e cila merret me skanimin e konetinerëve në Portin e Durrësit.

Kompania pretendon se droga nuk ka qenë në konteiner gjatë momentit të skanimit, por sipas tyre mund të jetë futur më pas. Sipas kompanisë, skaneri është i rregullt dhe nuk i shpëton gjë.

Kemi përcaktuar se imazhi i skanuar i kontenierit në fjalë nuk tregon praninë e anomalive. Ndonëse nuk mund të flasim për rrethanat pas largimit nga pika jonë e kontrollit, jemi të bindur se asnjë futje kontrabande në kontenier nuk ka ndodhur brenda perimetrit tone te operimit”, ka pohuar Jonathan Fleming, president i S2 Global.

Pas skanerit qëndron një personazh i dyshimtë, dentisti nga Peqini, Olti Peçini, i cili besohet se ka shkruar edhe deklaratën e Jonathan Fleming.

Por edhe nëse nuk e ka shkruar Olti Peçini, ky i fundit ka 49 % të aksioneve.

S2 ALBANIA ka si administrator Jonathan Fleming. Si drejtor i S2 ALBANIA është Ilirjan Zylyftari, ndërsa Arjol Ndreka është mbikëqyrës në inxhinierinë elektronike.

Kompania është në pronësi të kompanisë Rapiscan Systems, me bazë në Kaliforni, SHBA dhe ka si me drejtore Deepak Chopra dhe Victor Sze.

Rapiscan Systems Inc i ka shitur 49 % të aksioneve kopanisë ICMS shpk., e cila zotërohet nga mjeku Olti Peçini, një emër i njohur në sektorin e shëndetësisë, tenderave dhe koncensione.

Dyshimet për këtë lëvizje u shtuan nga fakti se Olti Peçini bleu gati gjysmën e konçesionit për vetëm për 490 lekë, kur vlera ishte 210 milionë dollarë. Duket e çuditshme se si ky transaksion paradoksal nuk ka vënë në lëvizje organet ligjzbatuese shqiptare.

Olti Peçini, i lakuar për lidhje me pushtetarë dhe ish pushtetarë, është drejtueses dhe pronar i spitalit privat Salus, me mbi 80 % të aksioneve. Ai u bleu dy italianëve 56 % të aksioneve të Spitalit Salus për 1.1 milionë euro.

Trifon Murataj: Ma kanë futur që në Ekuador

Ndryshe nga dentisti, bosi i Bana King, Trifon Murataj, është i bindur që kokainën ia fusin në arkat me banane që në Ekuador dhe Kolumbi. Murataj implikon kështu dentistin.

Nuk kemi asnjë përgjegjësi pasi neve si kompani porosinë e bëjmë në rrugë elektronike dhe s’jemi fizikisht në Ekuador. Nga ta dimë neve se çfarë kanë arkat brenda?! Mund ta linit ngarkesën të mbërrinte në magazinat tona dhe nëse neve zbulonim se kishte kokainë dhe se raportonim atëherë kjo përbënte shkelje ligjore. Ne presim banane, se çfarë ka kontejneri brenda nuk kemi se si ta dimë. Grupet kriminale e përdorin linjën pa dijeninë tonë. Ky është një problem për ne sepse na shkatërron biznesin. Ne jemi të pafajshëm pasi s’kemi asnjë dijeni për lëndën narkotike“, kanë deklaruar ndër të tjera përfaqësuesit e kompanisë pritëse të bananeve me seli në Tiranë.

Vrtë Trifon Murataj ka thënë se ai është i pastër, por grupet kriminale ia fusin fshehurazi kokainën në kontanierë.

Unë jam me vite në këtë biznes dhe kam dëgjuar që ky është një biznes me rrezikshmëri të lartë. Në gjuhën tregtare quhet ‘kontaminim’, pra kur lënda narkotike arrin të futet në kontenier bananesh apo dhe në produkte të tjera mishi, ushqimore, këpucë etj quhet kontaminim. Pra kemi të bëjmëme kontaminim kontenieri, në rastin e parë.

Zotëri unë porosis banane në Ekuador, siç të thash edhe më parë ‘Bana King L.C’ kompani amerikane ku unë e drejtoj dhe administroj prej vitesh.

Është një kompani që porosit banane në Ekuador, Kosta Rikë, Meksikë, Guatemalë, në gjithë Amerikën Latine.

Në Ekuador 80%, 20% e marrim edhe nga Kosta Rika. Unë marr telefonin dhe porosis sasinë me banane. Unë isha ëndërrimtari i 10 kontenierëve në muaj dhe sot unë jam menaxhuesi i 200-250 kontenierë në muaj.

Që porosit ‘Bana King L.C’ nga Amerika se çon banane dhe në Koper, Bar të Malit të Zi, Greqi.

Nuk është vetëm për ‘Zico SH.A’, ‘Bana King L.C’ është brand, një kompani amerikane që shet në shumë vende ku është edhe ‘Zico sh.a’ dhe do t’i përgjigjem pyetjes direkt. Po nuk mund të përgjigjem një pyetje pa bërë sqarimin.

Atëherë unë me cilësinë e porositësit ngre telefonin dhe them: Përshëndetje, zotëri eksportues ekuadorian për këtë javë unë dua 40 kontenierë banane. Në moment që porosis 40 kontenierë banane porositen nga unë dhe familja ime, nga askush tjetër. Pra nuk kam punonjës që merren me Ekuadorin përveç se vetë dhe familjes.

Kontaminimi mund të ndodhë në forma nga më të ndryshmet. Forma numër 1, prodhuesi, paketuesi, sepse banania merret dhe paketohet nuk është një makineri që prodhohet, qepet thesi dhe ngarkohet në kamion.

Në moment që banania paketohet nga dora njerëzore me një pagesë të lirë, mundësitë për t’u futur në rrjetën e bashkëpunimit janë shumë të mëdha. Dy, kriminelët të detyrojnë. Të gjitha këto i kemi të dëgjuara, nuk i kemi as të para dhe as të konstatuara. Me të thënat e pjesës së Amerikës Latine, por edhe nga diskutimet, e para është që nga afrimi i Dollarit që i bëhet atij punonjësit atje, ai e fut pa ditur eksportuesi. Unë blej nga një eksportues gjithë kohën.

Pse blej vetëm nga një eksportues?

I kam hequr luksin vetes për të qenë konkurrues, sepse po të blija në 3-4 eksportues, do bëja pazar me njërin e me tjetrin dhe do të ulja çmimin.

Kam thënë në djall qoftë ai fitim ose ajo mundësi, por unë dua të fle i qetë dhe unë marr vetëm nga një eksportues, vetëm nga një familje, minimalisht nga 2011, 2012, 2013″.