Më në fund, bosi i Bana King, Trifon Murataj, është shpallur në kërkim policor për trafik sistematik kokaine nga Ekuadori dhe Kolumbia, përmes bananeve.
Ditën e djeshme iu kapën për herë të katërt edhe 33 kg kokainë, fshehur në arkat me banane. Murataj arriti ta kalonte drogën në skaner, por policia kishte marrë sinjalizim nga shërbimet partnere, duke e zbukuar më pas drogën me qen ati-drogë.
Sipas DEA-s amerikane, Trifon Murataj, ka lidhje me Ben Qimen e Fierit. Pritet që SPAK të sekustrojë kompaninë Zico të Bana King.
Të arrestuarit
Zbulohen emrat e tre personave të arrestuar gjatë një operacioni antidrogë në Portin e Durrësit, ku u zbulua kokainë në një kontejner me banane. Në kuadër të operacionit “Again”, mësohet se janë arrestuar shtetasit Petrit Demishaj, Alban Naziraj, Artur Sevdaraj, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Falsifikim kompjuterik”.
Petrit Demishaj, 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”; Alban Naziraj, 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”;
Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Trifon Murataj, 53 vjeç, banues në Tranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.
Sipas policisë, nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit.