Skandali në Shtëpinë e të moshuarve në Pejë/ Arrestohen dy të dyshuarat që e keqtrajtuan

Aktualitet

Publikuar: 02/11/2022

Skandali në Shtëpinë e të moshuarve në Pejë/ Arrestohen dy të dyshuarat që e keqtrajtuan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin e keqtrajtimit të së moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë është arrestuar e dyshuara e cila shihet në video duke e rrahur, po ashtu është arrestuar edhe përgjegjësja kryesore e shtëpisë së pleqve “Orenda” në Pejë për shkak të mos-raportimit të këtij rasti.

Incidenti i paprecedentë është regjistruar në një nga shtëpitë e të moshuarve në Pejë. Mediat kosovare kanë zbuluar pamje ku një nga punonjëset e institucionit të rehabilitimit të moshës së tretë, dhunon një nga të moshuarat.

Në pamje shikohet sesi punonjësja, e cila duket në moshë mjaft të re godet me shpulla dhe shqelma të moshuarën. Sipas asaj që raportohet paraprakisht, ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit.

Ndërkohë për momentin nuk ka asnjë procedim penal ndaj të resë, që bën veprime të pajustifikueshme për askënd, sidomos për të, që duhet të kujdeset dhe jo të dhunojë të moshuarit.