Aurona Pelaj është vajza më e urryer nga shqiptarët momentalisht, pas publikimit të një video ku shfaqej duke rrahur një të moshuar në mënyrë ç’njerëzore në Pejë, në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë.
Pasi videoja ka tronditur opinionin publik, ka ardhur edhe reagimi i infermieres Aurona Pelajt.
Kur është marrë në pyetje nga policia, ajo ka theksuar se po bënte shaka dhe se nuk po e dhunonte me të vërtetë të moshuarën.
Aurona ka pohuar se kishte respekt për të moshuarën, se i kishte shërbyer dhe se ishte një shaka. Në fakt, infermjerja shihet duke qeshur, por dhuna është evidente dhe shokuese.
E moshuara që u dhunua është mësuar se ka qenë nëna e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nura.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-ushtari i UÇK-së, Adnan Hyseni, i cili tha përmes një postimi në Facebook se gruaja e moshuar që u dhunua fizikisht nga punonjësja Aurona Pelaj në një azil në Pejë, është nëna e dëshmorit Taulant Nura.