Analisti Andi Bushati është përplasur me kreun e PD-së Sali Berisha duke i thënë këtij të fundit se po bën pakt me personat që furnizojnë me para kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë nga ana tjetër Berisha i ftuar në emisionin ”Now” në Euronews Albania, i është kundërpërgjigjur duke i thënë se kjo nuk është e vërtetë pasi ai nuk ka asnjë pakt me asnjë njeri.
Bushati: Berisha me fushatën që erdhi në pushtet në 2005 nuk bënte vetëm Nano. Në atë kohë Berisha dukej që ishte më i lirë, ndërsa tani të gjithë jemi të kapur
Berisha: Të garantoj se njeriu mbi tokë nuk i kam detyrimin minimal. Nuk jam as i kapur. Unë jam marrë intensivisht me dosjen e Durrësit dhe dyshoj se dosja e Durrësit është kryedosja e të gjithë dosjeve.
Bushati: Është e vështirë të ndeshesh njëkohësisht dhe me Amerikën dhe me regjimin e Ramës dhe me kapitalistët më të mëdhenj në të gjithë vendi. Nuk mund të mbijetosh në politikë duke bërë një pakt me ata që furnizojnë me para Edi Rama.
Berisha: Asnjë pakt nuk kam me Edi Ramën, këtë ta garantojë.