Ish-faturinoja me dosje përdhunimi Pëllumb Salillari kërcënon kryebashkiaken Juliana Memaj, shantazh dhe sherr, shkak pazaret dhe guroret. A do ndërhyjë Rama?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 31/10/2022

Ish-faturinoja me dosje përdhunimi Pëllumb Salillari kërcënon kryebashkiaken Juliana Memaj, shantazh dhe sherr, shkak pazaret dhe guroret. A do ndërhyjë Rama?

Deri para pak muajsh, ish faturinoja i Beratit Pëllumb Salillari, i kthyer në oligark, e kishte bashkinë Ura Vajgurore (Dimal) si bashkinë e tij.

Një nga tenderat e parë që ka firmosur kryetarja e Bashkisë Juliana Memaj ka qenë pikërisht për Salillarin, me disa dosje në prokurori për krime mjedise, ndërtime pa leje dhe korrupsion me tendera.

Dy tenderat kryesorë dhe më vlerën më të madhe të Bashkisë Dimal, për rikonstruksionin e rrjeteve të shpërndarjes së ujit si dhe lotin e parë të unazës së re, i ka marrë Saillari, me pazar në tavolinë dhe me ofertë gati sa fondi limit.

Madje edhe fondi limit dyshohet se është përcaktuar nga vetë Salillari, për të cilin mediat kanë raportuar se ka një dosje penale përdhunimi të pagjykuar.

Burime për Prapaskenën theksuan se muajt e fundit raportet mes kryebashkiakes Juliana Memaj dhe oligarkut Salillari janë tensionuar, saqë në rrethe të ngushta thuhet se Salillari ka vendosur t’i propozojë Ramës një kandidat tjetër për Bashkinë Dimal në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në vend që të ndalohej me urdhër të prokurorisë për dhjetëra ndërtime pa leje në Tiranë, blerjen e zonës nga Suaku deri tek Teg me para të pista, aferën kriminale Sineci dhe vjedhjen e me tendera me Kreshnik Hajdarin e Kuçovës, Salillari pretendon se do të caktojë kandidatët për bashkitë e Qarkut Berat për zgjedhjet vendore.

Krisja e raporteve mes Salillarit dhe Juliana Memajt ka ardhur pas publikimit të informacionit për një orgji mes Salillarit dhe Zogut të Tiranës në Maqedoni, por besohet se shkak i sherrit janë guroret dhe përpjekja e Salillarit për të diktuar çdo vendimmarrje të Bashkisë Dimal.

Kujtojmë që Saillari shfrytëzon një gurore në zonën që mbulon Bashkia Dimal, duke mos respektuar kriteret dhe duke mos investuar për rehabilitimin e mjedisit.

Nëse një ditë do të hapen letrat, në burg nuk do të shkojë Salillari, i cili blen prokurorë dhe gjyqtarë, por përfaqësuesit e bashkisë dhe të organeve të tjera ligjzbatuese.

Sipas burimeve, Juliana Mema po kërcënohet dhe shantazhohet nga Salillari, i cili kërkon ta kthejë Bashkinë Dimal në biznes të tij, duke diktuar çdo vendimarrje.

Mund të lexoni

Përdhunime dhe zhdukje? Rrugëtimi kriminal i Salillarit; nga faturino, hamall i Metës në hajdutin më famëkeq të fondeve publike

Seks në grup / Lidhja e Salillarit me Zogun e Tiranës kthehet në çështje drejtësie, ish faturinoja që u kthye në oligark orgji, përdhunime, vjedhje të fondeve publike, ndërtime pa leje dhe pastrim parash