Një histori tronditëse dhe e paharruar. Disa muaj më parë, në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ në Report Tv me gazetaren Ilda Cërriku, ishte Edision File 31-vjeçar, i abuzuar dhe përdhunuar.
Në emision u diskutua për ndihmën dhe ndryshimin që Ilda bëri në jetën e tij.
Me një histori tepër të trishtë Edisioni përloti të gjithë shqiptarët ndërsa Ilda tregoi me tepër për gjendjen në të cilën e gjeti fillimisht Edisionin.
“Kemi parë gjendjen e familjes dhe aty kam parë dicka shumë të madhe njerëzore sepse Edisoni është njeri shumë I qeshur shumë I dashur falë buzëqeshje dhe dashrui edhe pse është në ato kushte. Po asnjë nuk e dinte jetën e Edisionit , vinte nga një befotrof I lënë nga e ëma, jeton me njerkun në kushte shumë skandaloze me qera me një vaskë në mes të dimrit që lahen në oborr me një vëlla invalid 100% dhe kjo gjë mua më prek jashtëmase dhe kërkova që të ngrija zërin, duke ngritur zërin, duke shfrytëzuar median sociale më është përgjigjur gjithë diaspora” tha ajo.
Edisioni I ftuar në studio tregoi edhe vetë më tepër për gjendjen e vështirë dhe ndihmën që ka marr nga gazetarja Ilda Cërriku, e cila jeton prej shumë vitesh në Itali por gjihtmonë ka qëndruar aktive ndaj problematikave të ndryshme në Shqipëri:
Ida më ka ndihmuar shumë mua, unë kam një vëlla të paralizuar, unë kujdes për vëllain se vëllai im nuk ecën fare. ilda më pa në rrugë dhe më ndihmoi me rroba, ushqime, këpucë” tha ai
Ilda tregoi për vështirësitë që ka pasur për ti ndryshuar jetën Edisionit, një rrugëtim aspak I lehtë por që ka arritur me sukses ti rezervojë shkollimin, strehim dhe ushqim:
Ndërsa Edisioni shprehu edhe dëshirat e tij në studio për një shtëpi dhe një karrocë për vëllain e paralizuar.
“Unë dua një shtëpi afër detit dhe një karrocë për vëllain sepse nuk ecën fare” tha ai në emisionin.