Një mister i madh ka nisur të rrethojë vilën që Klodian Zoto i ka dhuruar Arben Ahmetajt në Hamallaj, në kërmbim të agazhimit për finalizimin e aferës së inceneratorëve. Një burim i brendshëm ka folur për një dhomë të veçantë për lojëra erotike dhe sadomazokizëm brenda vilës, të cilën Tigri e ka kaluar në emrin e të afërmve të tij.
E njohur nga një rreth i ngushtë si dhoma e mëkateve dhe e harbimit, projektimi i saj reflekton frymëzimin nga filmi ’50 Hijet e Grejit’, një dramë erotike që pushtoi botën e kinematografisë.
I njëjti burim tha se dhoma është kompletuar me të gjitha pajisjet që mundësojnë seks të dhunshëm, që nga prangat rozë, kamxhikët me thekë, maska, litarë, zinxhit etj.
Në vilën që Ahmetaj e mori si bakshish për inceneratorët, janë parë duke hyrë dhe dalë gjatë natës personazhe VIP.
Një personazh i njohur i televizionit E. M., i cili organizon festa me personazhe VIP të botës së televionit, dërgon femra në vilën e Tigrit.
E. M, ka qenë këshilltar i një ministri, ku njeh edhe rrethet politike, por sidomos femrat e ekranit dhe spektakleve. E. M. është i besuari i Tigrit për t’i gjetur dhe organizuar takime me vajza të apasionuar pas lojërave të rrezikshme seksuale.
Një nga fqinjët tha se në mesnatë dëgjohen ulërima dhe ofshama që vijnë nga vila e Tigrit, i cili sipas sondazheve perceptohet si pushtetari më i korruptuar në Shqipëri.
Krahas bëmave si hamshor, të cilat i tregon me mburrje nëpër tavolina, Ahmetaj vijon të lërë paratë e korrupsionit në bixhoz, gjatë frekuentimit të hotelve me 5 yje në Greqi, Mal të Zi, Vjenë, Berlin etj.
Nuk është më sekret që Ahmetaj shpenzon deri në 20 mijë euro gjatë një nate në bixhoz. Vitë më parë u raportua se Arben Ahmetaj kishte humbur 80 mijë euro në një kazino në një hotel me 5 yje në Greqi.
Tigri ka dërguar urgjent shoferin e tij në doganën e Bilishtit për të marrë shumën në fjalë.
Ndërkaq, gjatë viteve si ministër dhe zv/kryeminstër, Ahmetaj ka shpenzuar miliona euro për udhëtime me charter, me rrethin e tij të konkubinave, të punësuara në poste kyçe të administratës.
Lidhja me inceneratorët
Disa fakte konfirmojnë se Mërtiri dhe Zoto ishin thjeshtë maska të Arben Ahmetajt dhe Damian Gjiknurit në historinë e inceneratorëve.
Në një investigim të mëhershëm të agjencisë “BIRN”, rezultoi se Ahmetaj dhe Mirel Mërtiri, së bashku me dy persona të tjerë, ishin në të njëjtin mjet, kur u përfshinë në një aksident rrugor në Kumanovë të Maqedonisë, në verën e vitit 2017.
Kur u pyet për këtë fakt në komisionin hetimor, Ahmetaj e kaloi me një batutë.
Emri i Mirel Mërtirit shfaqet në mënyrë permanente në kompanitë e “rrjetit të inceneratorëve”, njëkohësisht si lidhja e Tigrit.
Të dhënat e sistemit TIMS, të siguruara gjatë punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar, treguan se Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoto kishte qenë në të njëjtat udhëtime jashtë Shqipërisë.
Ahmetaj i konsideroi këto të dhëna si “rastësi”.
Në një kallëzim të ri të PD-së në SPAK për Ahmetajn, thuhet se në kohën e vlerësimit të ofertave për inceneratorin e Tiranës Arben Ahmetaj ishte me pushime me 2 nga pronarët e ardhshëm të incinerstorit të Tiranës, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.
Ahmetaj drejtonte aferën e inceneratorëve bashke me anëtarin e bandës së Aldo Bares dhe prokurorin e shkarkuar nga Vetingu, Arjan Ndoja, i cili me anë të studios së tij ligjore ka kopsitur letrat.
Prapaskena publikon sot për herë të parë emrin e Arjan Ndojës, i cili ka kopsitur letrat e inceneratorëve për llogari të Mërtirit, Zotos dhe Tigrit. Ndoja është i njohur për lidhje me Rrumin e Shijakut, dhe kur i bënë atatentat në nëntor të vitit 2029, prokurori kishte në makinë dosjen e pronave në Gjirin e Lalzit të gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi.
Raportet mes Ahmetajt dhe dyshes Mërtiri-Zoto u krisën kur dyshja u lidh me një klan tjetër politiko-mediatik, duke ndarë paratë publike.
Ky ishte momenti kur Ahmetaj, i pakënaqur nga një vilë dhe dhurata të tjera korruptive, nisi sulmet në mënyrë të kamufluar.
Ahmetaj i dërgoi Monika Kryemadhit dosjen dhe 300 mijë euro, duke e përdorur për hakmarrje për tradhtinë ndaj dyshes Mërtiri-Zoto dhe klanit të ri mediatik dhe politik.
Monika dhe Ilir Meta nisën denoncimet me materialet që u kishte dhënë Tigri. Në krah të Tigrit i tradhtuar gjithashtu ishte edhe Sandër nongrata, i cili vuri në funksion llogoren e tij mediatike për të denoncuar aferën e inceneratorëve ku fillimisht ishte vetë i implikuar.
Edi Rama shkarkoi për thyerje besimi Ahmetajn nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, duke e zëvëndësuar me Belinda Ballukun. Më pas Rama e shkarkoi edhe si drejtues politik në Vlorë.
Rama kishte krijuar bindjen se Ahmetaj ka bashkëpunuar me Monikën, duke i dhënë dokumente për inceneratorët, sipas interesave të tij.
Ahmetaj ka këmbëngulur se Rama po merrte vendime ndaj tij bazuar në thashetheme dhe jo mbi fakte konkrete. Ahmetaj është betuar disa herë në kokën e vajzave se nuk ia ka dhënë ai dosjen e inceneratorëve Monikës.
Megjithatë, Rama i ka kërkuar dorëheqjen, kërkesë që është refuzuar nga Tigri, duke detyruar Ramën ta shkarkonte. Në një kontekst ironik, Rama i ka thënë Ahmetajt që të shkonte tek LSI-ja, duke i dhënë një mesazh edhe për fatin e Tigrit në parti.
Po pse Klodian Zoto i dhuroi një vilë Arben Ahmetajt?
Kur e pyetën Monika Kryemadhin se pse nuk denonconte edhe Arben Ahmetaj, ajo tha se Ahmetaj ishte treguar i zgjuar duke mos firmosur. Në fakt e vërta është se Ahmetaj ka firmosur më shumë se kushdo tjetër, por Monika nuk mund ta përmendte pasi Tigri i kishte dhënë një pjesë të dosjes dhe 300 mijë euro.
Në dy ministri të ndryshme, Arben Ahmetaj ka pranuar dhe më pas ka firmosur financimin për incineratorët e Elbasanit dhe Fierit. Arben Ahmetaj ka miratuar modelin financiar për incineratorin e Tiranës.
Dy nga x anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për rastin e Tiranës janë të emëruar nga Arben Ahmetaj.
Në kohën bëhej vlerësimi i ofertave për Tiranën Arben Ahmetaj ishte me pushime me 2 pronarët, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.