Meta kërcënon seksualisht Ramën dhe Bashën: Do t’ua fus në b…ligjin kundër spiunëve, do përfundojnë si Musolini me dashnoren

Politikë

Publikuar: 26/10/2022

Meta kërcënon seksualisht Ramën dhe Bashën: Do t’ua fus në b…ligjin kundër spiunëve, do përfundojnë si Musolini me dashnoren

Miratimi i ligjeve kundër spiunëve të ish Sigurimit të Shtetit ka alarmuar Ilir Metën, i cili ka shpërthyer me një gjuhë me përmbajtje seksuale kundër Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Meta tha se ligjin kundër spiunëve do t’ia fusë Ramës aty ku i shijon më shumë. Ai tha se Rama dhe Basha do përfunfojnë si Musolini me dashnoren e tij Klareta.

Ligjet që bën djali i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolëkës do t’ia fus atje ku i shijojnë më shumë atij. Të gjitha ata që besojnë se do të mund të ekzekutojnë pluralizmin, do të kenë fatin Musolinit dhe Klaretës. Ju e dini kush është Klareta e politikës shqiptare? Është ai i 17 majit.  Sa i përket dosjeve, ju e dini shumë meirë që ajo çështje është e mbyllur.  Parlamenti i Tiranës sa të mblidhet i ka gati komisione hetimore. Dhe një komision është korrupsioni në Bashkinë e Tiranës sa i përket autoritetit të dosjeve.

Sa i takon ‘Ramabashistëve’ vrimë miu nuk do të ketë ku të futen. Nuk bëhet fjalë vetëm për dinjitetin tim por për dinjitetin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Piktori i sigurimit të Shtetit Edvin Kristaq Rama do të përgjigjet një më një”, tha Meta.

Miratimi i ligjit përjashton Metën nga politika si spiun.