Struktura e Posaçme (SPAK) ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, pas përfundimit të hetimeve për tjetërsimin e pronave në bregdet.
Gjatë hetimit, ka rezultuar se nëpërmjet dokumentave të falsifikuara dhe veprimeve të tjera të kundraligjshme, është përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milion euro.
Me vendimin nr.345 datë 28.07.2022, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e këtyre pronave.
Bashkë me ish-kryebashkiakun demokrat, janë dërguar për gjykim edhe nëntë ish-zyrtarë të tjerë.