Ligji i ri shporr edhe Fatmir Xhafajn e Luan Bregasin: njëri ish-hetues; tjetri ish-sigurims i diktaturës

Aktualitet

Publikuar: 25/10/2022

Ligji i ri shporr edhe Fatmir Xhafajn e Luan Bregasin: njëri ish-hetues; tjetri ish-sigurims i diktaturës

Këta dy “monstra” që kanë masakruar njerëz të pafajshëm nëpër biruca, prej 30 vitesh jo vetëm zgjidhen e emërohen në poste publike; por kanë krijuar dhe biznese ndërtimi, resorte, zyra noterie, përmbarimi e avokatie, të cilat i përdorin për të zhvatur dhe si “lavatriçe” të miliardave të trafiqeve e korrupsionit.

Pas ligjit të spiunëve, Taulant Balla, tha se në Ligjin Nr.138/2015 “Për integritetin e personave që zgjidhen, emërohen e ushtrojnë funksione publike”, është bërë gati shtesa, që do ndalojë marrjen e funksioneve publike, të ish- hetuesve, prokurorëve, gjyqtarëve e sigurimsve.

Ligji i ri, shporr nga strukturat shtetërore edhe dy “monstrat” e ish-diktaturës, Fatmir Xhafaj e Luan Bregasi; të cilët prej 30 vitesh hiqen si “ëngjej”, por kanë qënë aktivë me strukturat e dhunës të ish-diktaturës.

FATMIR SHEZAI XHAFAJ/ Në muajin korrik 1982 është diplomuar për Drejtësi-Dega Hetuesi, emëruar menjëherë hetues në Rrethin e Krujës; dhe po aty u emërua Shef Hetuesie deri në muajin gusht 1985, ku veproi si xhahil i atyre që skedoheshin e arrestoheshin si “armiq të regjimit”, madje u dekorua me medaljen: “Për shërbime të shquara në forcimin e Diktaturës së Proletariatit”

Nëse do të kishin “gojë” muret e zyrave dhe birucat e hetuesisë e të policisë së Krujës, do rrëfenin masakrat fizike e tmerri psikologjik, i afro 200 burrave e grave të pafajshëm, që kanë kaluar gjatë viteve 1982- 1985 në dorën e ish-hetuesit Fatmir Shezai Xhafaj.

Por ky e ka fshehur faktin, si hetues i ish-diktaturës, duke deklaruar se gjoja në këto vite, ka qenë “Jurist” në organet drejtësisë, kur dihet që “organet e drejtësisë” gjatë regjimit komunist, kishin vetëm hetues, spiunë, xhelatë, prokurorë e gjyqtarë.

Për punë të “shkëlqyer” si hetues, në nëntor 1985, Fatmir Xhafaj u emëruar Sekretar i Komitetit të Rinisë së Tiranës, ku qëndroi deri në muajin shkurt 1992, kohë në të cilën, bashkë me operativët e sigurimit, veproi si hetues duke tmerruar të rinjtë në çdo lagje e qendër pune.

Me këtë mashtrim në “CV” e tij, për të fshehur krimet në birucat e Krujës, hetuesi Fatmir Shezai Xhafaj, ka bërë 30 vite karrierë në kupolën e PS, Sekretar i Këshillit të Ministrave, Deputet, Ministër i Territorit, Ministër i Drejtësisë, Ministër i Brendshëm, Kryetar i Komisionit të Ligjeve, Kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe ende deputet.

LUAN HYSNI BREGASI/ Ka kryer studimet në shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dega Sigurim- Hetuesi në vitin 1978, dhe deri në vitin 1985 ka punuar Oficer Hetimi (sigurims) në Degën e Punëve të Brendshme të Vlorës; ndërsa në “CV” e publikuar deri në vitin 2005, ka deklaruar Shkollën e Sigurimit; por e zëvendësoi me termin: “Akademia Ushtarake”.

Mashtrimi vazhdon, duke deklaruar se vitet 1987-1988, gjoja ka punuar Sekretar i Komitetit Qendror të Rinisë për Edukimin, por realisht ka qenë Shef për Ushtrinë dhe Sigurimin e Shtetit.

Periudhën maj 1988- qershor 1991 nuk e deklaron fare, por sipas dosjes, rezulton se është rikthyer me punë “Oficer në Ministrinë e Brendshme”.

Ligjit i ri për pastrimin e politikës e administratës nga sigurimsat, kap dhe ish-oficerin e sigurimit Luan Hysni Bregasi, mbasi është Anëtar dhe Z/kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës; Anëtar e Zv/kryetar në Bordin Shtetëror të Investimeve Strategjike (AIDA); Zv/kryetar i Këshillit Kombëtar Shtetëror të Punës dhe Kryetar i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë që varet nga qeveria.

A do zhduken nga strukturat shtetërore, dy “monstrat” e ish-diktaturës, Fatmir Shezai Xhafaj e Luan Hysni Bregasi? Për mashtrimin që kanë bërë në formularë dhe për bizneset e tyre “lavatriçe”, duhet të veprojë SPAK./Pamfleti