Vdekja e Lear Kurtit/ Salianji thirrje për nisjen e hetimeve ndaj Ardi Veliut: U mundua të mbulojë ngjarjen, kjo është kriminale

Politikë

Publikuar: 24/10/2022

Vdekja e Lear Kurtit/ Salianji thirrje për nisjen e hetimeve ndaj Ardi Veliut: U mundua të mbulojë ngjarjen, kjo është kriminale

Deputeti demokrat, Ervin Salianji është shprehur se për rastin e vdekjes së, 32-vjeçarit Lear Kurti, prokuroria duhet të nisi hetimet për Ardi Veliun, sepse sipas tij, ai është përpjekur të fsheh ngjarjen.

Deputeti i PD-së shtoi gjithashtu se për kreun e AMP-s, Ardi Veliu kjo nuk është hera e parë që tenton të manipulojë ngjarjen, sipas tij, Veliu manipuloi ngjarjen e Elbasanit, manipuloi kur u dhunua një fëmijë, adoleshent, apo edhe në rastin e të riut Rasha. Për Salianjin mbulimi i ngjarjeve është një veprim kriminal i përsëritur disa herë nga Ardi Veliu.

Të gjitha provat, dëshmitë tregojnë që nuk janë ato që ka thënë policia, si që e kanë çuar me shenja jete ne komisariat, që nuk kanë ushtruar. Nisja e hetimeve duhet të bëhet për Ardi Veliun, manipuloi edhe ngjarjen e Elbasanit, manipuloi kur u dhunua një fëmijë, adoleshent, pra është përsërits.

Çfarë besimi mund të kesh te prokuroria kur nenin e kishte citur gabim, kur bën deklaratë të përbashkët me AMP, s’kanë punë me njëra-tjetrën. Jemi në regjim, gjithçka kontrollohet nga një dorë, nuk ka përgjegjësi politike. Është i njëjti drejtues që ishte kur u vra Klodian Rasha dhe tha ishte me pistoletë, gjuajti policët. Më kriminale është mbulimi i ngjarjeve”, tha Salianji për emisionin “Radar Informativ” në “Abc News”.