Bilushi mëson rakinë nga Meta dhe kërcënon Ramën: Jam pilot, do shemb qeverinë me aviatorët e Kuçovës

Politikë

Publikuar: 22/10/2022

Bilushi mëson rakinë nga Meta dhe kërcënon Ramën: Jam pilot, do shemb qeverinë me aviatorët e Kuçovës

Bilushi i Metës, të cilin tashmë ai e ka caktuar sekretar partie, po ecën në gjurmët e Likes sa i takon rakisë.

Bilushi tha sot nga qyteti i Kuçovës se do bëhet pilot dhe do të rrëzojë qeverinë.

Ai ka akuzuar sot qeverinë Rama se prej vitesh e ka zhvatur këtë qytet dhe e ka parë si mundësi për t’i vjedhur naftën.

Blushi tha se në qytetin e naftës, banorët e saj e paguajnë karburantin 5-fish me shtrenjtë se në Ukrainë.

Më tej, ai tha se në përkrahësit e kësaj force janë të gjithë pilotë të cilët do e shkatërrojnë qeverinë e korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës.

“Në qytetin e naftës, paguhet çmimi më i shtrenjtë se në Ukrainë. Paguhet 5-fish me shtrenjtë.

Rilindja nuk e do Kuçovën sepse profesioni saj është mashtrimi.

Kuçova është keqtrajtuar nga Rilindja dhe është parë si mundësi për ta zhvatur dhe për t’i vjedhur naftën.

Kuçova e ka treguar që nga vitit ’36 se di të luftojë për të drejtat e saj.

Prandaj nga qyteti i aviatorëve, ne i themi Edi Ramës që ne jemi të gjithë pilotë dhe do ta shembim një orë e më parë këtë Qeveri të korruptuar dhe të inkriminuar”, tha Blushi i Metës.

Mezi po e presim atë ditë.