Balliu: Hapja e dosjeve do fusë në konflikt zyrtarët

Politikë

Publikuar: 21/10/2022

Balliu: Hapja e dosjeve do fusë në konflikt zyrtarët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu tha në një intervistë për Euronews Albania se me miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve, qeveria do të  fusë në konflikt zyrtarët.

“Ka nga ata bashkëpunëtorë sigurimi që shkon me qejf dhe ka nga ata bashkëpunëtorë sigurimi që shkonin edhe nëpër burgje, të cilët kishin vetëm një rrugë për të mbijetuar, për të spiunuar shokun ngjitur në qeli që t’i shtohej dënimi, kjo është e vërteta. Këta duan ta bëjnë sot këtë për ta futur në konflikt, konflikt të madh, jo të vogël,” – u shpreh Balliu.

Ish-deputeti propozoi që ky ligj të aprovohej vetëm për ata persona që duan të kandidojnë në një pozicion të caktuar.

Qëndrim ky që shkaktoi debat në studion e Euronews Albania, ku gazetarja Sidorela Gjoni, kundërshtoi Balliun duke i sqaruar se ligji i miratuar të enjten nuk hap asnjë dosje pa pasur një arsye të fortë ligjore