Dënohet me burg përmbaruesi famëkeq Lefter Canaj, i prishi me dhunë shtëpinë Roza Zefajt, përbetohet se do shpëtojë në Apel me…

Aktualitet

Publikuar: 20/10/2022

Dënohet me burg përmbaruesi famëkeq Lefter Canaj, i prishi me dhunë shtëpinë Roza Zefajt, përbetohet se do shpëtojë në Apel me…

Gjykata e Lezhës, në shkurt të këtij viti, ka dënuar me 1 vit burg përmbaruesin famëkeq Lefter Canaj, një personazh që në mënyrë abuzive u ka bllokuar dhe tjetërsuar pasurinë shumë qytetarëve, duke u vendosur ‘lakun në fyt”.

Dënimi i tij është firmosur nga gjyqtari Artan Hajredinaj, duke e shpallur fajtor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Lefter Canaj e ka ankimuar vendimin në Apelin e Shkodrës, një e drejtë kjo ligjore, duke kërkuar pafajësi.

Pas dënimit, Canaj është shprehur në rrethe të ngushta se i ka kopsitur ‘punët’ në Apel me 20 mijë euro, duke u shprehur i sigurtë se do të marrë pafajësi, edhe pse faktet mbi të cilin është dënuar janë flagrante.

Prapaskena është në dijeni të gjyqtarit të çështjes në Apel dhe do të ndjekë dhe monitorojë këtë proces, duke denoncuar çdo dallavere.

Canaj, administrator i studios përmbarimore L.D.C., i ka prishur shtëpinë shtetases Roza Zefaj, edhe pse zonja kishte marrë një leje legalizimi, por edhe sikur të mos kishte leje legalizimi, banesa e saj nuk ishte objekt i vendimit të gjykatës që duhet të ekzekutonte Canaj.

Përmbaruesi Lefter Canaj, si përmbarues privat, ka vepruar në mënyrë abuzive duke ekzekutuar gjoja një vendim gjykate të vitit 2008, por që nuk kishte asnjë lidhje me banesën e zonjës Roza Zefaj.

Veprimi i Canajt përbën një skandal të paprecedentë në Shqipëri dhe duhet të pushonte mediat, pasi në aksionin e tij për të prishur banesën kanë marrë pjesë edhe efektivë të Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake.

Që të gjithë duhet të dënoheshin edhe për veprat penale të dhunimit të banesës dhe të shkatërrimit të pronës, por prokuroria dhe gjykata janë mjaftuar vetëm me dënimin për shpërdorim detyre.

Ky skandal nuk është akti i vetëm që bërë që Lefter Canaj të marrë nofkën përmbaruesi famëkeq. Në vijim do të sjellim akte të tjera skandaloze dhe të paligjshme të Canajt.