Kompania e drogës “Daed” e Demir Ngjeqarit lidhje me Balilin dhe një ish ministër të LSI, kompleks mbi plazh në Sarandë dhe pastrim parash. Historia e heroinës në gurët me fole nga Berati në Gjermani

Krim & Korrupsion

Publikuar: 19/10/2022

Kompania e drogës “Daed” e Demir Ngjeqarit lidhje me Balilin dhe një ish ministër të LSI, kompleks mbi plazh në Sarandë dhe pastrim parash. Historia e heroinës në gurët me fole nga Berati në Gjermani

Mbi rërën dhe detin e Sarandës, tek zona e quajtur Kanali i Çukës vijon betonizini dhe ndërtimi i një kompleks pallatesh dhe hotelesh, me leje korruptive dhe të paligjshme, si dhe me para të dyshimta.

Kullat po ngrihen nga kompania “Daed” sh.p.k, e skeduar nga autoritetet gjermane dhe shërbimet e tjera partnere, për trafik masiv heroine dhe hashashi, kamufluar me gurë me fole, me blloqe graniti dhe gurë të mëdhenj të prerë në një zonë të Beratit.

Pronar në letra i kompanisë është Demir Ngjeqari, por pas saj qëndron një segment i fuqishëm droge nga Berati deri në Sarandë.

Kompania është e lidhur ngushtë me Ekobarin e Ballkanit, Klement Balilin, me të cilin ka pasur transaksione dhe bashkëpunim në ndërtim me para të pista.

Përmes kompanisë “Daed”, Balili u ka dhënë apartamente në Sarandë ministrave, ish ministrave dhe deputetëve, në këmbim të mbrojtjes nga drejtësua. Nëse nuk do të ndërhynte DEA amerikane, Balilin sot mund ta kishim kryebashkiak të Sarandës.

I lidhur ngushtë me kompaninë Daed është sidomos një ish ministër i LSI, i cili ka marrë edhe një apartament dhuratë.

Historia e drogës 

Disa tonë drogë janë trafikuar në Gjermani vite më parë, futur mes gurëve të prerë. Objekt i veprimtarisë së “Daed” sh.p.k ishte edhe prerja, gdhendja dhe lustrimi i gurit, përfshirë transportin ndërkombëtar të gurit.

Autoritetet gjermane gjurmuan linjën e trafikut, e cila rezultoi se organizohej në Shqipëri, madje në Berat ku ushtronte veprimtarinë në gurore “Daed” sh.p.k. Policia shqiptare nisi një hetim pas oaksionit të bujshëm në Gjermani, por hetimi u mbulua shumë shpejt me paratë e drogës dhe nuk u fol më për këtë çështje.

Pas aksionit në Gjermani, kompania “Daed” sh.p.k  nisi të zhdukte çdo gjurmë të gurores.

Skrepat dhe mjetet e tjera ia shiti Eskobarit të Ballkanit, Klement Balili, i cili u godit nga DEA amerikane dhe sot po vuan dëminin me burg, por vijon të komandojë nga qelia një pasuri përrallore në Sarandë, si hotele, resorte etj., të kaluar në emra të tjerë.

Balili po përgatitet të dalë nga burgu dhe synon të bëhet komandant i LSI-së në Sarandë, siç ishte më parë.

Me para të dyshimta, grupi i “Daed” sh.p.k, u zhvendos drejt Sarandës duke investuar thasët me para në ndërtim, pikërisht në Sarandë, tek Kanali i Çukës.

Ndërtimi konsiderohet nga SHISH, DASH, Brukseli, prokuroria, SPAK dhe Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave si sektori kryesor ku pastrohen paratë e pista në Shqipëri.

Grupi i kopmanisë  “Daed” sh.p.k i bleu një sipërfaqe toke në Sarandë, buzë detit, greko-shqiptarit i njohur si Zhupa.

Këtu nis një histori korrupsioni, shpërdorimi detyre dhe krimi mjedisor nga kupola e Bashkisë Sarandë.

Në skenë Gent Koloi

Në skenë shfaqet Gent Koloi, ish shef i urbanistikës në Bashkinë Sarandë, i cili bëhet ortak me kompaninë “Daed” sh.p.k, e cila konsiderohet lavatriçja e parave të pista e Sarandës.

Gent Koloi bënte letrat për leje ndërtimi mbi plazh, duke qenë aksioner. Sot, Koloi punon në zyrën juridike që verifikon procedurat për hotelet ku ka pjesën e tij.

Nuk është rastësi që drejtorët kryesorë të Bashkisë Sarandë janë pronarë të hoteleve luksoze, ndërtuar me para të pista, siç është hotel Demi ku pronare është drejtoresha e Hipotekës në Sarandë, Aida Demi. Kjo e fundit madje ka ndërtuar dy hotele pa leje dhe me para droge, ku në lojë është edhe një shqiptar nga Maqedonia.

Leja korruptive 

Në lejen korruptive për grupin e drogës janë implikuar Floriana Koka, ish-kryetarin e Bashkisë, Edmond Gjoka, Panajot Gunari, Gent Koloi etj., por burime për Prapaskenën thanë se në lojë është edhe vjherri i Belind Këlliçit, Artan Shkreli, i cili ka ndikuar.

Në maj të vitit 2018, IKMT kallëzoi në Prokurori Floriana Kokën, Edmond Gjokën dhe ish-shefin e Urbanistikës, Panajot Gunari. Koka, Gjoka dhe Gunari akuzoheshin nga IKMT se kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Ish zyrtarët u akuzuan nga vetë IKMT përgjegjës për miratimin në kundërshtim me ligjin, të lejes së ndërtimit në favor të firmës së ndërtimit, gurëve dhe drogës “Daed” sh.p.k dhe zgjatjen e afatit të kësaj leje për objektin “Kompleks multifunksional” në zonën bregdetare, pranë Kanalit të Çukës.

IKMT, që denoncoi aferën ishte përfshirë ndërkohë në afera të tjera vetë, me lejimin e pallateve pa leje të Kol Noku, Lefter Lefteri me lidhje me drejtues të lartë të policisë etj., histori tashmë të njohura dhe për të cilat janë bërë disa arrestime.

Mbetet për t’u parë nëse Prokuroria Sarandë dhe SPAK do të veprojnë pas gjithë kësaj panorame kriminale.

Të dhënat, lidhjet dhe indiciet në këtë artikull janë vetë fillimi i fillit të një lëmshi të madh korrupsioni, pastrimi parash, lidhjesh klienteliste, manipulimi, blerje drejtësie etj.