Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi thirret në SPAK

Aktualitet

Publikuar: 14/10/2022

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi thirret në SPAK

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi është thirrur në SPAK.

Nuk dihen ende arsyet e thirrjes në SPAK, ndërsa Agaçi nuk ka pranuar të komentojë se çfarë ka deklaruar para prokurorëve.

“Nuk kam koment”, ka deklaruar ai.

Ai është akuzuar nga opozita si i përfshirë në aferën e Inceneratorëve. Kujtojmë se Agaçi është thirrur si dëshmitar edhe në komisionin hetimor parlamentar të ngritur për këtë çështje.