Ish-ministri i Mbrojtjes Sandër Lleshaj pas një shkëputje është “rikthyer” për të folur për sulmet kibernetike dhe kërcënimin që vendo jonë ka nga hakerat e huaj.
Lleshaj deklaroi se Irani ka tentuar ta sulmojë Shqipërinë edhe fizikisht, por pasi ka parë se nuk e ka arritur këtë, atëhere vendosi qe ta bëjë atë kibernetikisht.
“Nuk mund të themi që kemi patur indicie, në këtë fushë për arsye se këtu zhvillimet ndodhin në periudha të shkurta kohe dhe unë po bëj dy vite që jam shkëputur.
Por tema e Iranit ka qenë dhe mbetet një temë e prokupimit tonë në fushë e sigurisë për aq kohë sa ne kemi strehuar një pjesë të opozitës së tyre. Janë marrë informacione se Irani ka tentuar edhe në domenin fizik. Dhe si duket pamundësia për të goditur fizikisht i ka bërë ata që të kërkojën rrugë të tjera për të realizuar të njëjtin qëllim, por përmes sulmeve kibernetike”, tha Lleshaj në një intervistë televizive.