Shoqërohet në polici i “forti” Indrit Dokle, ja arsyeja

Aktualitet

Publikuar: 08/10/2022

Shoqërohet në polici i “forti” Indrit Dokle, ja arsyeja

I njohur si numri 2 i “Bandës së Durrësit”, Indrit Dokle është shoqëruar nga policia mbrëmjen e kësaj të shtune dhe mësohet se po mbahet ne Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Sipas burimeve dyshohet se arsyeja e shoqërimit të Indrit Dokles është për shkak se ka informacione se ai lëvizte me një person të shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për shtetasin Fatjon Murati, ndërkohë bëhet me dije se Dokle po merret në pyetje.

Fatjon Murati është arrestuar nga policia. 

Kujtojmë që emri i Fatjon Muratit doli nga grupi hetimit për ngjarjen te mbikalimi i Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë tre të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Organi i akuzës kërkoi të merrte në pyetje në lidhje me atentatin me tre viktima, shtetasit Alesio Dobrozi, Rohan Brahimi dhe Fatjon Murati. Sipas burimeve, policia ka avancuar në zbardhjen e ngjarjeve të bujshme.

Kujtojmë se Dokle ka qenë më parë i dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera në kuadër të bandës së Durrësit, por është liruar dy vite më parë.

Ai është përfolur shpesh herë dhe për një rivalitet me të shumëkërkuarin e drejtësisë Ervis Martinaj.