Një kamion ka shkaktuar tmerr te banorët në qytetin Duzce të Turqisë pas problemeve me sistemin e frenimit. Menjëherë pas problemit, kamioni përplasi një stacion të taksive në një prej shesheve të qytetit dhe më pas përfundoi në një kanal.
Kamioni kishte qenë i ndaluar, por në një moment ai filloi të lëvizte pa shoferin sipër për shkak të problemeve me frenat duke shkatërruar çfarë gjeti para.
Në vendin e ngjarjes mbërriten ekoipe të shumta shpëtimi, por për fat të mirë nuk pati të lënduar në njerëz.