Ushtaraku Altin Celami duke i rënë kitares së krimit, u siguronte armë vrasësve me pagesë, pjesë e grupit të Durrësit

Kronike

Publikuar: 05/10/2022

Ushtaraku Altin Celami duke i rënë kitares së krimit, u siguronte armë vrasësve me pagesë, pjesë e grupit të Durrësit

Jo vetëm policia, por edhe segmente të ushtrisë janë bërë pjesë e krimit. Ky është Altin Celamit, ushtarakut 43-vjecar që u vu në pranga në kuadër të operacionit ‘Porositësi’, pasi u siguronte armë vrasësve me pagesë.

Celami ishte ushtarak në repartin e Pezë Helmës në Tiranë. Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”.

Një ditë më parë, 15 persona ranë në prangat e policisë së Durrësit që shkatërroi një grup kriminal që merrej me vrasje me pagesë. Ishin vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj që zbardhën ngjarje të rënda kriminale dhe zbuluan kush ishte fshehur pas tyre.

Në 2 raste, porositësi ishte Kasandër Noga, i arrestuar në Belgjikë por që planifikonte ekzekutimin e kundërshtarëve përmes vrasësve me pagesë. Për këta të fundit, disa prej armëve siguroheshin nga ushtaraku Altin Celami.