Prapaskena sjell foto eksluzive nga masakrimi i kokës së kartelit të drogës në Ekuador, Leandro Antonio Norero Tigua, i dyshuar si i implikuar në vrasjen e shqiptarit Ergys Dashi në Ekuador, ndërsa po darkonte në një restorant në Ekuador.

Ergys Dashi, i njohur me nofkën ‘Pika’ dyshohet se drejtonte një grup shqiptar në Itali.
Prapaskena posedon videon e veasjes makabre të Tigua ditën e djeshme në burg, por ka vendosur të mos e publikojë për shkak të përmbajtjes tronditëse.
Në video shihet një grup prej 15 personash duke goditur me thika Leandro Antonio Norero Tigua. Goditjes vijojnë edhe pse Tigua ka ndërruar jetë, deri sa nisin t’i këputet koka dhe gjymtyrët.

Ky duket se është një mesazh i fortë nga miqtë e Ergys Dashit.
Leandro Antonio Norero Tigua njihet si ‘El Patron’, i cili befasoi vendin pasi u arrestua, pavarësisht se u llogarit si i vdekur.
35-vjeçari, i cili do të ishte një nga trafikantët kryesorë të drogës në vend, kërkohej nga sistemi i drejtësisë peruane. Megjithatë, ai falsifikoi vdekjen e tij në vitin 2020, ai arriti t’u shmangej autoriteteve peruane.
Por, në vitin 2022, Norero u burgos pas një operacioni ku iu gjetën 6 milionë dollarë dhe shufra ari.
Sipas Policisë, Norero do të kishte qenë financuesi i tre bandave kriminale: Los Lobos – mega-banda e dytë më e madhe në Ekuador, Los Tiguerones dhe Los Chone Killers .
Të tre bandat janë armiq të Los Choneros. Gjithashtu bëhet e ditur se më 13 shtator 2022 u zhvillua seanca përgatitore për gjykimin, për veprën e dyshuar të pastrimit të parave.
Rreth 500 të vdekur, që nga viti 2020
Kjo përballje e re mes të burgosurve ndodh në një varg masakrash që, që nga viti 2020, kanë lënë të vdekur afro 500 të burgosur.
Të mërkurën, më 28 shtator 2022, u bë një vit nga masakra më e përgjakshme në historinë e vendit. Në burgun Litoral (Guayas). Në total janë vrarë 125 persona të privuar nga liria.