Rama hedh Ben Tigrin në gojën e SPAK-ut, i dalin vilat e fshehura nga Selita deri në Palasë, lidhje me dyshen e inceneratorëve Zoto-Mërtiri

Krim & Korrupsion

Publikuar: 28/09/2022

Rama hedh Ben Tigrin në gojën e SPAK-ut, i dalin vilat e fshehura nga Selita deri në Palasë, lidhje me dyshen e inceneratorëve Zoto-Mërtiri

Përjashtimi nga Partia Socialiste dhe nga mundësia për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 2025, duket se është vetëm fillimi i fundit politik të Arben Ahmetajt, i vetëquajtur Tigri.

Ndëshkimi i Ahmtajt vjen pasi Edi Rama ka krijuar bindjen për një flirtim të Tigrit me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, për interesa të fuqishme financiare dhe duke dëmtuar qeverinë.

Ahmetaj është i dyshuari kryesor se i ka dhënë dosjen e inceneratorëve Metës, edhe pse sa herë e kanë pyetur është betuar në kokën e vajzave se nuk ka gisht.

Tashmë, me zhveshjen nga funksionet politike, largimin nga qeveria dhe ombrella e Ramës, Arben Ahmetaj është i ekspozuar përballë SPAK-ut, ku rrezikon të merret i pandehur për fshehje pasurie, pastrim parash dhe për rolin e tij komprentues në historinë e inceneratorëve.

Prapaskena ka të dhëna për apartamente dhe vila të padeklaruara nga Arben Ahmetaj nga Selita e Tiranës deri në Vlorë, me vlerë miliona euro. Ahmetaj është pronar i maskuar i komplekseve në Selitë, deklaruar pjesërisht dhe në vlerë të ulët, ndërsa fsheh të pakën një vilë në Palasë.

Arben Ahmetaj ka marrë deri në 30 % ryshfet të vlerës së prokuruar për rindërtimin si dhe për çdo tender tjetër të diksatereve që ka drejtuar. Paratë kanë lëvizur me çanta mes shoferëve të biznesmenëve që kanë fituar tenderat dhe shoferit të Arben Ahmetaj.

Ka dyshime të forta se Ahmetaj i ka larguar një pjesë të parave të korrupsionit jashtë vendit me helikopet nfa Vlora.

Nga ana tjetër, edhe pse Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta këmbëngulin se Arben Ahmetaj nuk ka fimosur për inceneratorët, dokumentet tregojnë të kundërtën, madje Arben Ahemtaj ka udhëtuar me kokën e inceneratorëve, Mirel Mërtirin, ku edhe u aksidentuan bashkë në Maqedoni.

Klodian Zoto personazhi më i dukshëm i aferës së inceneratorëve, u konsiderua gjatë punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar si një prej lidhjeve më të forta të Arben Ahmetajt.

Tigri nuk pranoi të shprehej për miqësitë e tij para deputetëve. Ai e kaloi me një batutë se nuk kishte asnjë detyrim për t’i dhënë Komisionit nëse persona të ndryshëm janë apo jo shokë të tij.

Të dhënat e sistemit TIMS, të siguruara gjatë punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar, treguan se Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoto kanë udhëtuar bashkë jashtë Shqipërisë.

Elton Kaleshi ka qenë ortak themelues i kompanisë “Consulting SE Partners”, shpk, e krijuar në Tetor të vitit 2017, së bashku me Stela Gugallja.

Sipas letrave të Komisionit Hetimor Parlamentar, kjo shoqëri ka qenë nënkontraktore e kompanisë koncensionare të inceneratorit të Elbasanit, “Albtek Energy”

Elton Kaleshi ka qenë këshilltar i Ahmetaj dhe lidhje e fortë e tij. Arben Ahmetaj ka firmosur për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Tashmë SPAK e ka dorën e lirë të thërras Ahmetajn si të pandehur.