Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë tek tuneli panoramik.
Burime bëjnë me dije se Policia Rrugore ishte lajmëruar për një aksident të ndodhur po në këtë aks dhe shkoi në vendngjarje. Por, sapo dy efektivë zbresin nga mjeti i tyre, një tjetër makinë që po kalonte në autostradë merr përpara njërin prej polic?7ve duke e plagosur rëndë.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.