E shiti tek Monika, Rama përjashton Arben Ahmetajn nga PS, sherri i fundit në Kryeministri, Tigri drejt partisë së Metës

Kryesore

Publikuar: 27/09/2022

E shiti tek Monika, Rama përjashton Arben Ahmetajn nga PS, sherri i fundit në Kryeministri, Tigri drejt partisë së Metës

Edi Rama ka përjashtuar përfudimisht nga Partia Socialiste Arben Ahmetajn, duke sinjalizuar se ndarja me Tigrin është serioze dhe e pakthyeshme. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS, ku Ahmetaj është hequr edhe si drejtues politik i Qarkut të Vlorës.

Në vend të tij në Vlorë, Rama ka caktuar si drejtues politik ish-ministri Blendi Klosi.

Në korrik të këtij viti, Rama shkarkoi Ahmetajn si zv.kryeministër dhe si ministër i Shtetit për Rindërtimin, duke e zëvëndësuar me Ballukun.

Ahmetaj është i dyshuari kryesor se i ka dhënë dosjen e inceneratorëve Metës, edhe pse sa herë e kanë pyetur është betuar në kokën e vajzave se nuk ka gisht.

Ahmetaj është i dyshuar për tre arsye:

Së parti Tigri është një nga aleatët dhe miqtë më të besuar të Ilir Metës, të lidhur me interesa korruptive, pastrim parash etj.

Së dyti, Ahmetaj doli jashtë loje të interesave për çështjen e inceneratorëve, çka dyshohet se e ka shtyrë Tigrin për t’u falur tek Meta).

Sē treti, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, jo vetëm nuk e sulmuan Ahmetajn për inceneratorët, por Monika ka deklaruar se Ahmetaj është treguar i zgjuar duke mos firmosur, kur në fakt Ahmetaj u aksidentua në të njëjtë makinë me Mirel Mërtirin nē Maqedobi dhe ka firmosur për inceneratorët. 

Para se ta shkarkonte, Rama ka pasur një debat me Ahmetaj. Prapaskena ka mësuar se Rama e ka thirrur Ahmetaj në zyrën e tij në Kryeministri duke i komunikuar largimin pasi ka thyer besimin e tij.

Tigri është betuar në kokën e vajzave se nuk ka gisht në dosjen e inceneratorëve dhe se Rama po bazohej në opinione.

Biseda ka qenë e tensionuar, ku Ahmetaj ka këmbëngulur që Rama ta bazonte në fakte vendimin e tij dhe jo në fjalë veshi. Nga ana e tij, Rama i ka renditur disa rrethana dhe lëvizje Ahmetajt, që sipas tij i kanë sjellë kosto të madhe qeverisë dhe PS.

Tashmë rrugët e Ahmetajt me Ramën dhe PS janë ndarë.

Pasi ka luajtur për interesa të Metës dhe Monikës në PS për vite me radhë, Tigri tashmë duket se është gati t’i bashkohet Partisë së Lirisë së Ilir Metës.