Sulmi kibernetik nga Irani, Rama: Qëllimi ishte të shkatërroheshin të gjitha shërbimet digjitale

Politikë

Publikuar: 20/09/2022

Sulmi kibernetik nga Irani, Rama: Qëllimi ishte të shkatërroheshin të gjitha shërbimet digjitale

Kryeministri Rama ka folur për sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë duke thënë se kishin qëllim të shkatërronin të gjithë sistemin e shërbimeve dixhitale.
“Irani sulmoi vendin tonë me një sulm masiv kibernetik. Qëllimi ishte të shkatërroheshin të gjitha shërbimet digjitale të qeverisë që ne kemi ndërtuar me shumë mund përgjatë shumë viteve. Falë specialistëve tanë të IT-së, ekspertëve nga Microsoft dhe qeveria amerikane, ne arritëm të zvogëlojmë dëmin”, tha Rama.