DEA amerikane në Athinë ka njoftuar Policinë e Shtetit në Shqipëri që në vitin 2021 se kompania Trifon Muratajn, Zoco (Bana King) kryen trafik kokaine nga Ekuadori.
Sipas të dhënave të anti-drogës amerikane, Trifon Murataj sjell kokainën kamufkuar me banane, ndërsa Ben Qimja, i njohur si profesori i krimit në Fier, e ruante kokainën.
Tirfob Murataj, i njohur tashmë si bosi i kokainës me banane, është kapur edhe dy herë të tjera me ngarkesa me kokainë në Durrës dhe Vaqarr, ndërsa DEA e ka skeduar për trafik kokaine në Pire.
Megjithatë, Trifon Murataj, edhe pse ka në burg administratorin Marsonuratajn dhe dy shoferë, ka dalë duke filozofuar në arrati dhe justifikuar ngarkesat me kokainë në kontanierët e tij me banae.
Murataj ka thënë se ai është i pastër, por grupet kriminale ia fusin fshehurazi kokainën në kontanierë.
“Unë jam me vite në këtë biznes dhe kam dëgjuar që ky është një biznes me rrezikshmëri të lartë. Në gjuhën tregtare quhet ‘kontaminim’, pra kur lënda narkotike arrin të futet në kontenier bananesh apo dhe në produkte të tjera mishi, ushqimore, këpucë etj quhet kontaminim. Pra kemi të bëjmëme kontaminim kontenieri, në rastin e parë.
Zotëri unë porosis banane në Ekuador, siç të thash edhe më parë ‘Bana King L.C’ kompani amerikane ku unë e drejtoj dhe administroj prej vitesh.
Është një kompani që porosit banane në Ekuador, Kosta Rikë, Meksikë, Guatemalë, në gjithë Amerikën Latine.
Në Ekuador 80%, 20% e marrim edhe nga Kosta Rika. Unë marr telefonin dhe porosis sasinë me banane. Unë isha ëndërrimtari i 10 kontenierëve në muaj dhe sot unë jam menaxhuesi i 200-250 kontenierë në muaj.
Që porosit ‘Bana King L.C’ nga Amerika se çon banane dhe në Koper, Bar të Malit të Zi, Greqi.
Nuk është vetëm për ‘Zico SH.A’, ‘Bana King L.C’ është brand, një kompani amerikane që shet në shumë vende ku është edhe ‘Zico sh.a’ dhe do t’i përgjigjem pyetjes direkt. Po nuk mund të përgjigjem një pyetje pa bërë sqarimin.
Atëherë unë me cilësinë e porositësit ngre telefonin dhe them: Përshëndetje, zotëri eksportues ekuadorian për këtë javë unë dua 40 kontenierë banane. Në moment që porosis 40 kontenierë banane porositen nga unë dhe familja ime, nga askush tjetër. Pra nuk kam punonjës që merren me Ekuadorin përveç se vetë dhe familjes.
Kontaminimi mund të ndodhë në forma nga më të ndryshmet. Forma numër 1, prodhuesi, paketuesi, sepse banania merret dhe paketohet nuk është një makineri që prodhohet, qepet thesi dhe ngarkohet në kamion.
Në moment që banania paketohet nga dora njerëzore me një pagesë të lirë, mundësitë për t’u futur në rrjetën e bashkëpunimit janë shumë të mëdha. Dy, kriminelët të detyrojnë. Të gjitha këto i kemi të dëgjuara, nuk i kemi as të para dhe as të konstatuara. Me të thënat e pjesës së Amerikës Latine, por edhe nga diskutimet, e para është që nga afrimi i Dollarit që i bëhet atij punonjësit atje, ai e fut pa ditur eksportuesi. Unë blej nga një eksportues gjithë kohën.
Pse blej vetëm nga një eksportues?
I kam hequr luksin vetes për të qenë konkurrues, sepse po të blija në 3-4 eksportues, do bëja pazar me njërin e me tjetrin dhe do të ulja çmimin.
Kam thënë në djall qoftë ai fitim ose ajo mundësi, por unë dua të fle i qetë dhe unë marr vetëm nga një eksportues, vetëm nga një familje, minimalisht nga 2011, 2012, 2013″.