Trifon Murataj sjell kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbi në Portin e Durrësit, kamufluar me bananet që i reklamon kaq shumë Arditi. Murataj e vijon aktivitetin kriminal prej 7 vitesh.
Kokaina i dorëzohet Ben Qimes, profesorit të krimit në Fier, i cili e ruan, e përponon dhe e shpërndan.
Ky është informacioni që DEA amerikane i ka dërguar Policisë së Shtetit që në vitin 2021.
Me 31 dhjetor 2021, drejtuesit e lartë të policisë së shtetit janë vënë në dijeni se një kompani bananesh “Ziko Sh.a., bënte transportin e kokainës që në vitin 2014. DEA amerikane për Ballkanin ka vënë në dijeni drejtuesit e policisë, Tonin Vocaj, Hekuran Bregu dhe Gjergji Oshafi, se kompania e bananeve e kryente aktivitetin e trafikimit të kokainës që në vitin 2014.
“Shtetasit shqiptarë, Arben Qime dhe Trifon Murataj, janë të përfshirë në kontrabandimin e kokainës në Shqipëri. Burimi ka treguan se Murataj përdor një kompani importimi në Durrës me emrin ‘ZICO SHA’ për të importuar me shumicë kokainë nga Ekuadori në Shqipëri. Kokaina e importuar ruhet në një magazinë të kontrolluar nga Arbeni, i cili më pas bën përzierjen për të krijuar sasi të mëdha”, thuhet në dokument.
Po çfarë masash mori Tonin Vocaj? A angazhoi policinë për të dokumentuar ngarkesat me kokainë që Trifon Murataj i dorëzonte Ben Qimes? A vuri në lëvizje SPAK?
Ka dyshime të forta se Tonin Vocaj nuk ka marrë asnjë masë. Madje, nuk përjashtohet mundësia që kapot kokainës të jenë informuar që të kenë kujdes pasi janë gjurmuar nga DEA amerikane.
Në korrik të këtij viti Tonin Vocaj, u rrit në detyrë duke u emërua zv.Drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Trifon Murataj vijoi trafikun e kokainës edhe pse u kap dy herë, herën e parë rastësisht në Vaqar pasi trafikantët u keqkuptuan me njëri-tjetrin dhe herën e dytë ku zhduku 45 arka të dyshuara me kokainë.
Kush është Tonin Vocaj
Tonin Vocaj është përmendur jo pak herë në media në mënyrë kontroverse për shkak të detyrës së tij. Ai ishte pjesë e grupit “Çiftelia”, një kupole policësh që u fotografuan duke darkuar me Arben Frrokun, të akuzuar për vrasjen e Dritan Lamajt.
Vocaj u kthye në detyrë nga kryeministri Edi Rama në 2019, në të njëjtin post që kishte mbajtur në kohën e Sali Berishës.
Ishte pikërisht Vocaj, personi që mbylli vrasjen e Kosta Trebickës, që rrezikonte të dekonspironte dhe nxirrte fakte e prova kundër Shkelzen Berishës për përzierjen e rëndë të tij në aferën e municioneve në punishten e Gërdecit.
Çështja u mbyll që në gjenezë nga grupi “çiftelia” i përbërë nga Agron Kuliçi dora e fortë e Berishës në polici asokohe, Tonin Vocaj që ishte në krye të krimeve të rënda në polici, dhe ku të dy bashkë e kopsitën ngjarjen si “aksident”.
Dhe menjëherë pas mbylljes së kësaj çështjeje me arkivimin si aksident të vdekjes së Trebickës, filluan shpërblimet për ata që zhdukën provat. Tonin Vocaj, u emërua Drejtor i Policisë së Qarkut të kryeqytetit.
Grupi “Çiftelia”
Grupi i njohur si “Çiftelia” përbëhej nga 5 krerë të policisë në atë kohë, ku në mesin e tyre ishin, Tonin Vocaj, ish-zv/drejtor i Përgjithshëm i policisë dhe njëkohësisht ish-kreu i Krimeve të Rënda si dhe Nikolin Bala, ish-zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe ish-drejtues i Forcave Operacionale.
Tre shefat e tjerë që bënin pjesë ishin Astrit Halili, ish-Drejtor i Standardeve Profesionale në polici. Arjan Bozhgaj, ish-drejtori i policisë së, ndërsa i fundit Artan Cuku, ish-drejtori i policisë së Qarkut Vlorë.
Një foto në Dajt, me Arben Frrokun, të akuzuarin për vrasjen e komisarit të Kombinatit, Dritan Lamaj, ku ata kishin pozuar me çifteli shkaktoi në atë kohë një debat të ashpër politik. Partia Socialiste i akuzoi këta shefa për lidhje me Frrokun. Të dy ish-krerët e lartë (Vocaj dhe Bala) reaguan, duke thënë se fotoja ishte shkrepur para acarimit të mardhënieve mes Lamajt dhe Frrokut dhe se nuk kishin njohje personale.
Kryepolici i asaj kohe, Artan Didi, i liroi nga detyra të 5-të, pas akuzave për lidhje me Arben Frrokun.
Kush është Tonin Vocaj
Por kush është Tonin Vocaj, mbi të cilin Murrizi ka hedhur këto akuza? Vocaj sot mban postin e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, me gradën Drejtues i Lartë, që prej muajit janar 2019.
Emri i tij është përmendur jo pak herë në media në mënyrë kontroverse për shkak të detyrës së tij. Ai ishte pjesë e grupit “Çiftelia”, një kupole policësh që u fotografuan duke darkuar me Arben Frrokun, të akuzuar për vrasjen e Dritan Lamajt.