Zbulohet shkresa e DEA-s amerikane: Trifon Murataj i bananeve dhe Ben Qimja trafik kokaine nga Ekuadori, policia i mbuloi

Aktualitet

Publikuar: 19/09/2022

Zbulohet shkresa e DEA-s amerikane: Trifon Murataj i bananeve dhe Ben Qimja trafik kokaine nga Ekuadori, policia i mbuloi

Hakerat që sulmuan sistemet e sigurisë shqiptare vazhdojnë publikimin e-mailet zyrtare të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Mes këtyre e-maileve të publikuara shihet edhe korrespondenca me DEA-n e Athinës, ku është njoftuar Policinë e Shtetit për një kompani shqiptare që kryen trafik kokaine nga Ekuadori.

Bëhet fjalë për Trifon Muratajn, bosin e kokainës së maskuar me Bana King që reklamon Ardit Gjebrea dhe Ben Qimja.

Drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë nxjerr emrat e porositësve të kokainës, po ashtu dhe pronarit të kompanisë Shqiptare, me seli në Durrës.

Sipas publikimit të hackerave, e-maili i është përcjellë Gledis Nanos nga Tonin Vocaj 31 dhjetor të vitit 2021, po ashtu përcillen dhe e-mailet e agjentit të DEA-s në Greqi për këtë kompani trafiku.

Trifon Murataj sjell kokainën kamufkuar me banane, Ben Qimja e ruante. Skandali konsiston në faktin se policia nuk i ka goditur pasi është blerë nga bosët e drogës.

Jo vetëm jaq, por policia kërkon që këto informacione të mos publikohen. Zbulimi i e-maileve ka nxjerrë në pah se si kapot e drogës qeverisin vendin.

Prapaskena ka raportuar në vijimësi për aktivitetin kriminal të Trifon Muratajt, me kompaninë Zico të Bana King.

Shkresat

“Kemi gjetur këtë informacion në lidhje me  ZICO SHA. Më datë 9 Nëntor 2014, Policia Kombëtarë e Ekuadorit ka sekuestruar rreth  33.55 kg kokaine. Kokaina ishte e fshehur brenda njësisë frigoriferike të  kontejnerit transportues GESU9439832.

Kontejneri transportues kishte një dërgesë me banane dhe kishte destinacion  Durresin/Shqipëri. Kompania marrëse ishte ZICO SHA. Në vitin 2018, një burim ka siguruar informacionin si vijon. Shtetasit shqiptarë Qime ARBEN dhe Murataj TRIFON janë të përfshirë në kontrabandimin e kokainës në Shqipëri.

Burimi ka deklaruar se TRIFON përdor një kompani importimi ne Durrës/Shqipëri me emrin ZICA SHA për të importuar me shumicë kokaine nga Ekuadori në Shqipëri. Kokaina e importuar më pas ruhet në një magazinë e kontrolluar nga ARBEN.

ARBEN më pas bën përzierjen për të krijuar sasi më të mëdha.”– thuhet në e-mailin e publikuar nga hakerat që sulmuan vendin tonë.