U ekzekutua dje në Shkodër/ Del FOTO e Erjon Xhenjes, 19-vjeçari përcillet sot për në banesën e fundit!

Aktualitet

Publikuar: 19/09/2022

U ekzekutua dje në Shkodër/ Del FOTO e Erjon Xhenjes, 19-vjeçari përcillet sot për në banesën e fundit!

Sot përcillet për në banesën e fundit, Erjon Xhenje, 19-vjeçari që u vra pasditen e djeshme me armë zjarri teksa pinte kafe në një lokal pranë Bulevardit “Bujar Bishanaku”.

Erjon Xhenje u qëllua me 5 plumba, të cilët rezultuan fatal, duke i marrë jetën në vend, ndërsa autorët nuk janë kapur akoma.

Ata janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë.

Pak minuta më vonë një motoçikletë u gjet e djegur në lagjen “Guerrile” dhe dyshohet të jetë e atentatorëve të 19-vjeçarit.

Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes.