Rakip Suli mbërrin në SPAK për kallëzimin e bërë ndaj Xhelal Mziut

Politikë

Publikuar: 19/09/2022

Rakip Suli mbërrin në SPAK për kallëzimin e bërë ndaj Xhelal Mziut

Mëngjesin e kësaj së hëne, kreu i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ka mbërritur në SPAK për kallëzimin e bërë për Xhelal Mziun.

Suli e ka kallëzuar Mziun për abuzim me tenderat në kohën që mbante postin e kryetarit të Bashkisë së Kamzës.

Suli pretendon se nuk është dhënë 3% i sipërfaqeve të ndërtimit të bashkisë së Kamzës për arsye sociale.

Më 27 korrik, Xhelal Mziu dëshmoi në SPAK për më shumë se dy orë. Kjo ishte hera e parë që ai u thirr në SPAK për këtë çështje.