U vra sot në Shkodër, Erjon Xhenje i afërm i dy vëllezërve të shpallur në kërkim për atentatin ndaj Taulant Pepajt

Aktualitet

Publikuar: 18/09/2022

U vra sot në Shkodër, Erjon Xhenje i afërm i dy vëllezërve të shpallur në kërkim për atentatin ndaj Taulant Pepajt

Erjon Xhenje, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash sot në lagjen Kiras të Shkodrës, mësohet se është i afërm i dy vëllezërve Shkëlzen dhe Sehar Xhenjes.

Këta dy të fundit janë shpallur në kërkim për atentatin e regjistruar ndaj Taulant Pepajt, ngjarje e ndodhur në shkurt të vitit 2021.

Pepaj po udhëtonte me makinën e tij në lagjen “Skanderbeg”, kur është goditur me breshëri plumbash nga një makinë tjetër në lëvizje, por fatmirësisht ka shpëtuar. Lidhur me këtë ngjarje është shpallur në kërkim dhe Esmeraldo Hato.

Në një intervistë telelvizive të dhënë nga arratia, Sehar Xhenje ka mohuar akuzat lidhur me këtë ngjarje dhe ka thënë se ndodhej në Torino të Italisë.

Erjon Xhenje ishte duke pirë kafe në një lokal mbrëmjen e sotme kur u ekzekutuan nga persona ende të paidentifikuar.