Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri foli pas takimit me ambasadoren Yuri Kim në ambinetet e KQZ, ku deklaroi se gjatë këtij takimi disktuan për financimin e partive nga vende jo miqësore.
Ai tha në një deklaratë për mediet se duhet të merren masa që ky fenomen mos të përsëritet nga partitë shqiptare në të ardhmen.
Gjiknuri theksoi se fokusi i diskutimit ishte mbi raportin e bërë dje publik financimin e partive politike apo organizatave të ndryshme nga Rusia.
Gjiknuri: Folëm për masat që duhet të marrë politika për të parandaluar çdo lloj financimi të paligjshëm që bie ndesh me interesat kombëtare. Ne si PS kemi mekanizmat tona për të parandaluar financimet e paligjshme.Ky është një shembull sesi partitë duhet të evitojë me financime që nuk i bëjnë mirë këtij vendi. Kemi komision të reformës zgjedhore, mund të ketë ndërhyrje të tjera.
Shqipëria ka një kuadër të mirë ligjor. Fokusi i bisedës ishte shqetësimi që kanë aleatët tanë për përfshirjen e partive politike nga financimet e huaja ruse. U transmetua shqetësimi dhe u bisedua me partitë kryesore që kjo mos të përsëritet në të ardhmen.