Mafia Salillari nuk pyet për shtet, vijon katet pa leje, Berberi i Ballukut i jep 14 mln euro tender korruptiv për rrugën e Borshit që oligarkut iu shemb më parë

Aktualitet

Publikuar: 11/09/2022

Mafia Salillari nuk pyet për shtet, vijon katet pa leje, Berberi i Ballukut i jep 14 mln euro tender korruptiv për rrugën e Borshit që oligarkut iu shemb më parë

Kompania e biznesmenit Pëllumb Salillari vijon punimet në shtesën pa leje pranë Liqenit të Thatë në Tiranë. Edhe pse vetëm dy ditë më parë shteti konfiskoi plot 1,200 metra katror ndërtim shumëkatësh pa leje në pronësi të biznesmenit Salillari, ky i fundit duket se nuk është shqetësuar, por ka vijuar normalisht punimet.

Salillari është aktualisht duke ndërtuar pa leje në një pallat nën sekuestro për shkak se është ndërtuar pa leje. Pra, Salillari nuk pyet për shtet, për polici, IKMT, prokurori dhe SPAK.

Të pashqetësuar nga policia dhe IKMT, që vendosën shiritin e konfiskimit një ditë më parë, punëtorët vijuan punën gjatë ditës së shtunë, dhe me gjasë do të vijojnë deri sa Salillari të blejë pallatin pa leje që po ndërton.

Skandali qëndron në faktin se Salillari nuk arrestohet në flagrancë, pasi ka korruptuar me para shtetin.

Skandali qëndron në faktin se me qindra shqiptarë janë dënuar për një murë, çati dhe shtesa, ndërsa oligarku Salillari vijon të jetë i lirë dhe të marrë dhjetëra milionë euro para publike me tendera korruptivë.

Nga ana tjetër, degët e qeverisë vijojnë t’i japin dhjetëra milionë euro nga paratë publike Salillarit me tendera korruptivë.

Ditët e fundut, kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, i ka dhënë sërish Salillarit njëjtën rrugë për ta mirëmbajtur, me vlerë 14 milionë euro, rrugë të cilin e ka degraduar më parë, duke futur paratë në xhep.

Bëhet fjalë për rrugën e Borshit.

Nëse në atë kohë shembja u lidh direkt me emrin e firmës që e mirëmbante, në këtë kohë skandali thellohet pasi autoritetet të cilat duhet të merrnin masa për “ndëshkimin” e fajtorëve ia japin sërish tenderin e mirëmbajtjes firmës “Salillari”.

Në procedurën tenderuese ka marrë pjesë vetëm firma “Salillari”, e cila ka fituar me 99.9 % të fondit të akorduar. Pra, e njëjta firmë, e cila duhet të mirëmbante atë segment, por që shteti shqiptar pagoi një shumë prej 1.6 milionë euro për t’a riparuar, fiton sërish mirëmbajtjen.

Por, kush i pagoi kostot e rindërtimit?! Natyrisht, me taksat e shqiptarëve, të cilët panë sesi iu “grabitën” miliona euro. Për më tepër, asnjë person, qoftë shtetëror apo privat, nuk mban përgjegjësi.

Fondi i kësaj kontrate ka qenë 1.411.691.646 lekë, ndërsa ARRSH thotë se në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm firma “Salillari”, e cila ka ofruar 1.411.597.878 lekë, ose 99.9 të fondit limit. Firma e oligarkut të ndërtimit ka lënë rrugës vetëm disa qindarka, ndërsa ka dyshime të mëdha se mes firmave fituese të këtyre tenderëve dhe ARRSH-së ka pasur një “pakt” se në këto procedura do të merrte pjesë vetëm një ofertues.