Pas një pauze disajavore, është rikthyer sërisht në skemëm e mbushjes së xhepave me para publike hajduti i famshëm Njazi Prençi, i dënuar për korrupsion me tenderat dhe korruptim të funksionarëve publikë. Rreth 250 mijë USD do të kalojnë në llogaritë e Njaziut, për fruta skarco, siç dërgonte gjalp të mykur dhe mish lope 15-vjeçare, gjoja si mish viçi, tek kopshtet dhe qendra e fëmijëve që nuk shikojnë.
Dy tenderat për Njazi Prençi i ka marrë me kompaninë Mc Catering shpk, të cilën e ka kaluar në emër të të birit, Gentjan Preçi. Tenderat janë firmosur nga drejtori i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Endri Mullai, i cili vitin e kaluar zëvendësoi ish-drejtoreshën Edlira Naqellari, që u arrestua dhe dënua për tenderin e uniformave të policisë.
Endri Mullai ka ndarë miliona euro edhe me anëtarin e bandës Talo Çelës (Gentian Sharra), ndërsa dyshohet se pararë e korrupsionit me tendera po i investon në pasuri të paluajtshme, në emra të tjerë.
Kujtojmë, se deri para 1 viti, Mullai ka qenë Drejtor i Tenderëve dhe Koncesioneve në Ministrinë e Bujqësisë, ku njihej si pazarxhiu i Bledi Çuçit, i cili e ka marrë me vete dhe në Ministrinë e Brendshme, duke e emëruar Drejtor të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.
160 tendera korruptivë
Mbi 160 tendera korruptivë, me pazar në tavolinë, klientelistë dhe me zarfe të mbushura me euro, ka marrë hajduti i certifikuar Njazi Prençi, kryesisht nga bashkitë dhe në sektorin e shëndetësisë.
Tenderat nga Konispoli deri në Tropojë, Njazi Prençi i ka marrë përmes tre kompanive të tij familjare dhe të skeduara për afera korruptive: Regli, Mc Catering dhe Eglenti.
Pronar i Regli shpk është vetë Njaziu, i dënuar nga gjykata për korrupsion me tenderat dhe korruptim të funksionarëve publikë. Pronarë në letra të kompanisë Mc Catering shpk ka vendosur të birin, Gentjan Preçin, i cili shpenzon për luks paratë publike.
Pronare të kompanisë Eglenti shpk ka vendosur të bijën Eglantina Prençin. Llogaritë e parave menaxhohen nga bashkëshortja e Njazi Prençit, e cila është kushërirë e Safet Gjicit.
Tenderat kanë si objek ndërtimin dhe rikostruksionin e objekteve publike deri tek furnizin me mish, ushqime të ndryshme dhe fruta-perime.
Duket e pabesueshme, por Njazi Prençi është bashkuar me të birin dhe të bijën, duke krijuar bashkim të tre kompanive dhe duke marrë 9 tendera korruptivë dhe klientelistë tek Drejtoria e Kopshteve dhe Çerdheve pranë Bashkisë së Tiranës.
Tenderat janë marrë me letra false, pasi tre kompanitë paraqesin numër punëtorësh dhe kapacitete teknike të rreme, pasi i njëti punëtor rezulton në të tre kompanitë familjare.
Skandali është konstatuar edhe nga Autoriteti i Konkurrencës, por pushtetarët e korruptuar vijojnë të kalojnë paratë publike në llogaritë e Njaziut, para të cilat i investon në vila, makina luksoze dhe bredh me dashnore nëpër hotele luksoze.
Skandali më i rëndë është se Njaziu, pasi merr tenderin, mashtron me zbatimin e kontratave, siç ishte rasti i punimeve që nuk ekzistonin në një përrua në Krujë, por edhe shkolla në Thumanë, e cila u shemb sapo Njaziu futi në xhep 600 milionë lekë.