Lul Morina koka e trafikut të kokainës nga Kolumbia dhe lidhje me Arbër Çekajn? Pastrim parash me 3 kompani. Si i ka blerë prokurorë dhe policë

Kronike

Publikuar: 10/09/2022

Lul Morina koka e trafikut të kokainës nga Kolumbia dhe lidhje me Arbër Çekajn? Pastrim parash me 3 kompani. Si i ka blerë prokurorë dhe policë

Skandali i ndërtimit të kullave pa leje nga Lul Morina në zonën më të lakmueshme të Tiranës, është i shumëfishtë.

Së pari, Lul Morina ka ndërtuar një palat me 9 katë pa leje dhe shtesa në një objekt tjetër pa leje, dhe organet ligjzbatuese nuk kanë ndërhyrë për të bllokuar punimet, pasi Morina besohet se i ka blerë dhe korruptuar me para të pista.

Së dyti, edhe pse në një rast policia ka referuar në prokurori Lul Morinën për ndërtim pa leje, sërish biznesmeni nuk është ndaluar, duke ia hedhur drejtësisë.

Së treti dhe më e rëndësishme, Lul Morina ka ngritur kulla pa leje me para të dyshimta.

Morina u shfaq në fushën e biznesit të ndërtimit në vitin 2005, duke i blerë Shaban Zekajt aksionet në kompaninë ‘Rinia 04’, themeluar në vitin 2004, me kapital 100 mijë lekë, me zyra në Fier.

Një vit më pas, Morina i shton kompanisë fantazmë të ndërtimit si objekt veprimtaria edhe import/eksport të frutave/perimeve. Importi i frutave, sidomos nga Ekuatori dhe Kolumbia, është forma më e përhapur e kamuflimit të trafikut të kokainës. Kompania ‘Rinia 04’, herë rezulton me bilance dhe herë pa bilance, duke ngritur dyshime të forta për një skemë të pastrimit të parave.

Në vitin 2012, Morina i blen Besnik Serdanit kompaninë Xheluks Construksion, për 100 mijë lejë, me të cilën ka ndërtuar pallatin pa leje tek Liqeni i Thatë në Tiranë. Edhe kjo kompani ishte themeluar në vitin 2010 dhe nuk kishte ndonjë aktivitet të konsoliduar ekonomik.

Në vitin 2018., Lul Morina i blen Jorgji Ruçit kompaninë “Drymades Dream”, për 7.5 milionë lekë, duke ndërtuar më pas resorte më vlerë miliona euro. Çuditërisht edhe kjo komapni kishte si objekt import/eksport të fruta/perimeve.

Disa muaj më pas, Lul Morina, me këtë kompani, hyn në ortakëri me vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, në kërkim për përvetësimin dhe pastrimin e 1 miliard USD përmes një skeme më kreditë bankare në Indi.

Me anë të këtyre kompanive fantazmë dhe që i ka blerë me më pak se sa 10 milionë lekë, Lul Morina ka qarkulluar miliarda lekë dhe ka investuar dhjetëra milionë euro në pasuri të paluajtshme, si resorte, hotele dhe pallate, por edhe duke blerë jaht, makina të shtrenjta etj.

-A qëndron Lul Morina pas një prej linjave kryesore të trafikut të kokainës nga Kolumbia dhe Ekuatori drejt Portit të Durrësit?

-A ka punuar Arbër Çekaj, i arrestuar për 613 kg kokainë të kapura në Portin e Durrësit, për Lul Morinën?

-A janë para kokainë miliona euro të kamufluara me tre kompani ndërtimi fantazmë?