Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me dhomat e biznesit u ndal edhe tek tregu i karburanteve. Ai u shpreh se nafta që prodhohet në Shqipëri është e rëndë.
Po ashtu sipas tij, rafineria e cila është çmontuar, është jashtë çdo lloj mundësie për t’u rikuperuar. Prandaj për këtë arsye ai u shpreh se qeveria si zgjidhje po kërkon ndërtimin e një rafinerie të re. Problemi sipas kryeministrit nuk është thjesht ndërtimi i një rafinerie, por gjatja e naftës që do të prodhojë rafineria dhe kjo sipas tij është çështje gjeopolitike.
Rama theksoi se nëse realizohet rafineria dhe do të lidhen kontratat me naftën e duhur për përdorim atëherë mund të flitet për çmimin dhe konkurrencën.