A do shpëtojë banda e Sarandës Kol Noku, Sokol Dajti, Lefter Lefteri, Aida Demi, Allkushi, Papuçi dhe mafia Gjikoka nga aksioni i Rama-Ballukut, ndërtime pa leje dhe me para të pista

Kryesore

Publikuar: 08/09/2022

A do shpëtojë banda e Sarandës Kol Noku, Sokol Dajti, Lefter Lefteri, Aida Demi, Allkushi, Papuçi dhe mafia Gjikoka nga aksioni i Rama-Ballukut, ndërtime pa leje dhe me para të pista

Edi Rama ka nisur një aksion të ri kundër ndërtimeve pa leje, tashmë jo duke i shembur, por duke i sekuestruar, në bazë të një vendimi të posaçëm. Aksionin Rama ua ka besuar ministres së Infrastrukturës Belinda Ballukut dhe shefes së IKMT-së Dallëndyshe Bici.

Kjo e fundit mori përsipër edhe çlirimin e bregut të detit nga muret dhe pishinat e Irfan Hysenbelliut, ndërsa sot u sekuestrua një pallat i biznesmenit të dyshimtë Lul Morina.

Sfida kryesore nëse Rama-Balluku e kanë seriozisht këtë aksion apo jo, është veprimi i VKM-së mbi bandën e ndërtimeve pa leje në Sarandë. Janë ndërtuar me para të pista dhe pa leje pallate, hotel, kate shtes pallatesh, vila, shtëpi, shtesa, resorte, kampe, lokale, qoftore etj.

Banda përbëhet nga xhambazi Kol Noku që korruptoi bandillët Romina Pulaj dhe Martin Arapin, nga vëllai i Dritan Dajtit (Sokol Dajti) objek i ligjit anti-mafia, nga Vrano Bejkova, i cili ka ndërtuar pa leje 10 shtëpi në Dhërmi në tokë të grabitur, nga Fadil Kondi që ka ndërtuar pa leje dhe me para droge në tokën që i ka grabitur kishës.

Banda përbëhet edhe nga vetë shefi i IKMT Sarandë Gëzim Allkushi, i cili ka ndërtuar një kat pa leje, nga drejtoresha e hipotekës Sarandë Aida Demi, e cila ka ndërtuar dy hotele pa leje dhe me para të dyshimta, nga Lefter Lefteri, Tando Papuçi dhe simboli i mafies së pronave Helidon Gjikoka.

Banda përbëhet edhe polici Artur Veshaj, i kapur me hashash, i cili vijon detyrën edhe pse është marrë i pandehur, ndërsa ka ndërtuar 4 kate pa leje në Lungomare.

Pa leje kanë ndërtuar edhe Sali Capari dhe Andrea Qurku, duke ngritu para hotel Butrintit në Sarandë, një piceri, dhe grabitur edhe detin me falsifikim dokumetesh në bashkëpunim me Ardi Kolën, i shpallur në kërkim.