Ky është luani i Ervis Martinajt me të cilin kanë bërë foto shumica e modeleve dhe miseve shqiptare

Kryesore

Publikuar: 02/09/2022

Ky është luani i Ervis Martinajt me të cilin kanë bërë foto shumica e modeleve dhe miseve shqiptare

Ky është luani i personit më të kërkuar të botës së krimti në Shqipëri, tashmë i deklaruar i zhdukur nga familjarët, Ervis Martinaj.

Luani në këtë foto ka qenë 2 muajsh, shkruan gazetari Artan Hoxha, i cili ka publikuar edhe fotografinë, duke shtuar se tashmë është 10 muajsh.

Ditën e djeshme në emisionin “Opinion” u tha se kanë qenë të shumtë personazhet publikë të shoëbizit që kanë shkuar në Fushë- Kuqe për të realuzuar foto me luanin e Martinajt, duke i postuar më pas në Instagram.

Sipas Hoxhës, mesazhi i parafundit para se të zhdukej Martinaj në 9 gusht është në orën 17:00 ku ai është interesuar nëse i kanë hedhur ushqim luanit.