Përveçse njihet si mburojë e trafiqeve e kontrabandës së mermerit të Ilir Metajt në Greqi e Itali, është pjesë aktive e grupit “Çiftelia”, të kryesuar nga ekzekutori, trafikanti e kontrabandisti Agron Kuliçaj dhe i përdorur prej tij për fshehjen e shumë krimeve; ndërsa gjatë 32 viteve drejtues i lartë i policive Durrës- Tiranë e anti-krimit, Tonin Vocaj nuk ka prekur asnjë krim të kryer prej zyrtarëve të lartë të politikës, familjarëve e grupeve të tyre mafioze
N/drejtori i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj, aktualisht i komanduar nga Edi Rama, drejtor provizor në vend të Gledis Nanos, do mbahet mend për 6 sherbime të rëndësisë së veçantë:
– Si mburojë e trafiqeve të Ilir Metës dhe kontrabandës së mermerit të Skraparit drejt Greqisë e Italisë.
– Si garantor i ish-Presidentit Sali Berisha e gjeneral Agim Shehut, për ruajtjen dhe trasferimin e parave të firmave piramidale “Sude”, “Xhaferri”, “Gjallica” “Populli” e “Vefa”.
– Ka qenë dhe është pjesë aktive e grupit “Çiftelia”, të kryesuar nga ekzekutori, trafikanti e kontrabandisti Agron Kuliçaj, i përdorur prej tij për fshehjen e shumë krimeve me ekspertime false, veçojmë rastet e Kosta Trebickës, Eduard Belegut e komisarit Dritan Lamaj.
– Në 32 vite drejtues i lartë policie dhe i sektorit qendror të anti- krimit, nuk ka raportuar e nuk ka prekur asnjë krim të kryer prej zyrtarëve të lartë të politikës e grupeve kriminale “VIP”.
– Është akuzuar nga shërbimet partnere e shërbimet brenda Policisë së Shtetit, për dekonspirim aksionesh dhe nxjerrje kolegësh në kurthe, me pasojë vrasjen e tyre.
– Më 31 gusht 2022, vetëm 1 orë pas komandimit Drejtor Policie në vend të Gledis Nanos, “skuthi” Tonin Vocaj u përdor nga Edi Rama, si mbështetës për ri- hapjen e lojërave të bixhozit.
Ndoshta, me këtë profil si shërbëtor zvarranik i krerëve të politikës e pushteteve, ka lidhje fakti që Tonin Vocaj, qysh prej vitet 1985 kur ka vendosur kapelen e policit për të herë të parë e deri sot, ka përcjellë 26 Ministra të Brendshëm dhe 17 drejtorë Policie, pa i hyrë “gjemb në këmbë”, megjithëse ka qenë në qendër të zullumeve.
Ja 26 Ministrat e Brendshëm që ka përcjellë Tonin Vocaj:
Hekuran Isai, Simon Stefani, Gramoz Ruçi, Aredin Shyti, Bajram Yzeiri, Vladimir Hysi, Bashkim Kopliku, Agron Musaraj, Halit Shamata, Belul Çelo, Ali Kazazi, Neritan Ceka, Perikli Teta, Petro Koçi, Spartak Poçi, Ilir Gjoni, Stefan Çipa, Luan Rama, Igli Toska, Sokol Olldashi, Bujar Nishani, Lulzim Basha, Flamur Noka, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Sandër Lleshaj e Bledar Çuçi.
Ja 17 Drejtorët e Policisë që ka përcjellë Tonin Vocaj:
Dilaver Bengasi, Fadil Cani, Astrit Mehaj, Sabri Jacaj, Agim Shehu, Sokol Baraj, Besnik Bregu, Hasan Ahmetaj, Veton Gjoliku, Veli Myftari, Bilbil Mema, Bajram Ibraj, Ahmet Prençi, Hysni Burgaj, Artan Didi, Haki Çako, Ardi Veliu, Gledis Nano.
Të gjithë këta janë shkarkuar, arratisur, burgosur, janë kyçur në politikë nëpërmjet lidhjeve me klanet mafioze, janë emëruar në detyra të tjera më të ulëta, shumica të shkarkuar për bashkëpunim me krimin, ndërsa Drejtori i Anti-krimit, Tonin Vocaj ka shijuar vetëm ngritje në detyrë e shtim pasurie.
Me “mjeshtërinë” që ka për të “shërbyer” ndaj politikës e grupeve të krimit në aleancë me pushtetarët, nuk ka dyshim, që “voci” i tyre Tonin Vocaj, ta përcjellë edhe ministrin Bledar Çuçi dhe kryeministrin Edi Rama./Pamfleti