Ish kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi pothuajse në çdo dalje të saj mediatike kryefjalë ka varfërinë e shqiptarëve, e teksa hidhet në shesh për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve , duket se “harron” të heqë aksesorët e saj që vlejnë miliona euro.
Edhe pse Kryemadhi nuk e justifikon me burime të ligjshme pasurinë marramendëse që dyshohet se ka, ajo nuk i druhet shpalosjes së saj në publik. Le të nisim nga shapkat “modeste” Valentino të Kryemadhit të cilat u shfaq pak ditë më parë. Nga një kërkim i thjeshtë në Google rezulton se shapkat e zonjës Kryemadhi kushtojnë 420 dollarë.
Vijojmë me vëthet e saj, perla “Tiffany” 1900 dollarëshe ose mbi 2 milionë lekë. Perlat, sipas përshkrimit që kompania bën në faqen zyrtare janë me ar të bardhë 18 karatsh dhe diamant brilant deri në 8 milimetër.
Një tjetër shpenzim “modest” i Kryemadhit është një xhaketë me të cilën u shfaq më 16 prill 2021, në një takim elektoral në Gjirokastër. Xhaketa është ‘Balmain’ dhe kushton plot 2650 dollarë, ose rreth 3 milionë lek.
Të mos harrojmë syzet e saj “Chrome Hearts”, që kushtojnë rreth 1.5 mln lek, ose 1270 euro, apo shumë veshje dhe akesosë që Kryemadhi shfaqet në daljet publike, të cilat vlen të përmendet që kushtojnë miliona euro.
Lind pyetja, se ku i gjen Kryemadhi paratë për garderobën e saj luksoze?/ TemA