Vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, lihet në burg Arsen Muskurti! Avokati: Merrte mjekime për shëndetin mendor, armën e kishte me leje

Aktualitet

Publikuar: 01/09/2022

Vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, lihet në burg Arsen Muskurti! Avokati: Merrte mjekime për shëndetin mendor, armën e kishte me leje

Arsen Muskurti, autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranë është lënë në burg. Gjykata Penale pranoi kërkesën e Prokurorisë për arrest me burg për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vrasje në rrethana familjare të 2 personave”.

Gjyqtari i seancës ishte Artan Gjermeni. Sapo mbërriti brenda sallës, Arsen Muskurti përshëndeti me dorë mediat. Ashtu siç kreu krimin, me gjakftohtësi, edhe gjatë seancës gjyqësore, ka pranuar se ka vrarë vëllanë dhe kunatën.

Ndërsa avokati u shpreh se armën e kishte me leje dhe u vetëdorëzua në komisariat duke hedhur kështu poshtë deklaratën e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi se policia në bashkëpunim me forcat RENEA vunë në pranga në kohë rekord autorin.

Burime bëjnë me dije se kishte leje për të mbajtur armën brenda në banesë. Sipas avokatit, Muskurti ishte në gjendje të rëndë psikologjike dhe merrte mjekime ndërsa kishte bërë disa kallëzime ndaj viktimave, por pretendon se nuk ishin marrë parasysh nga policia. Duket e çuditshme se si është lejuar që të mbajë armë me leje kur ishte person me probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 gusht, ku autori qëlloi vëllanë dhe motrën brenda në agjencinë turistike që ishte në pronësi të viktimave.