Gjykata e Korçës ka lënë të lirë Dezi Arapin, e cila së bashku me motrën ishte kthyer në një problem për qytetarët e Bilishtit.
Bëhet me dije se gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” më 28 gusht, ndërsa ajo vijon të jetë nën hetim për veprën penale “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”. Ndërsa 23 vjeçarja Xhesi Arapi u procedua në gjendje të lirë.
Kujtojmë se Dezi dhe Xhesi Arapi, përkatësisht 27 dhe 23 vjeçe, u arrestuan në datën 23 gusht në Bilisht. Në mënyrë të vazhdueshme ato prishnin qetësinë publike.
Dy motrat “gangstere” lëviznin me makinë nëpër qytet të dehuar dhe shanin e fyenin qytetarët. Madje gjatë arrestimit ato kundërshtuan edhe efektivët e policisë, duke i sharë dhe goditur ata.