Meta shkon të lutet për rrëzimin e Ramës tek Mali i Tomorrit: Abaz Aliu na ndihmoftë, Shqipëria s’do mbesë e gjorë

Politikë

Publikuar: 22/08/2022

Meta shkon të lutet për rrëzimin e Ramës tek Mali i Tomorrit: Abaz Aliu na ndihmoftë, Shqipëria s’do mbesë e gjorë

Ilir Meta ka shkuar familjarisht tek Mali i Tomorrit.

Kreu i PL-së ka bërë edhe disa lutje ku mes tyre është edhe ajo për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se do ta largojë brenda disa javësh.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan:

“Abaz Aliu zu’ Tomorr,

Erdhi afër nesh,

Shqipëria s’mbet e gjorë”
Se Zoti e desh”.
Lutje të pranuara, shëndet të mirë dhe mbarësi për të gjithë besimtarët dhe pelegrinët në malin e shenjtë të Tomorrit.
Abaz Aliu ju ndihmoftë ju dhe familjet tuaja!